Pikat kryesore
- Hidhet në Presidencë shorti për anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
- Organizimi, funksionimi dhe kompetencat e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi parashikohet në nenin 149/d të Kushtetutës dhe në mënyrë më të hollësishme në ligjin nr.
- 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”.
Hidhet në Presidencë shorti për anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Gent Ibrahimi anëtar zëvendësues nga Kushtetuesja Valbon Çekrezi, anëtar zëvendësues në KED nga Gjykata e Lartë Anëtar i KED, nga Prokuroria e Përgjithshme Anila Leka, anëtar zëvendësues i Këshillit Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është organ i ri kushtetues, kolegjial, i cili është krijuar me hyrjen në fuqi të ndryshimeve në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, të ndodhura me miratimin në vitin 2016 të paketës legjislative të reformës në drejtësi. Organizimi, funksionimi dhe kompetencat e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi parashikohet në nenin 149/d të Kushtetutës dhe në mënyrë më të hollësishme në ligjin nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi përbëhet nga 9 anëtarë të përzgjedhur me short, nga radhët e gjyqtarëve dhe prokurorëve, ndaj të cilëve nuk është dhënë masë disiplinore. Presidenti i Republikës përzgjedh me short, midis datave 1 dhe 5 dhjetor të çdo viti kalendarik, dy gjyqtarë nga Gjykata Kushtetuese, një gjyqtar nga Gjykata e Lartë, një prokuror nga Prokuroria e Përgjithshme, dy gjyqtarë dhe dy prokurorë nga gjykatat e apelit, si dhe një gjyqtar nga gjykatat administrative. Nëse Presidenti i Republikës nuk arrin të zgjedhë anëtarët deri në datën 5 dhjetor, Kryetari i Kuvendit i zgjedh ata me short brenda datës 10 dhjetor të atij viti kalendarik. Gjithashtu, zgjidhen me short si anëtarë zëvendësues për nivelin përkatës, një gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, një gjyqtar i Gjykatës së Lartë, një prokuror nga Prokuroria e Përgjithshme, një gjyqtar nga gjykatat e apeleve, një prokuror nga prokuroritë pranë gjykatave të apelit dhe një gjyqtar nga gjykatat administrative. Anëtarët e zgjedhur të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi e ushtrojnë detyrën më kohë të pjesshme, pa u shkëputur nga funksionet e tyre të zakonshme, për një mandat njëvjeçar, që fillon në datën një janar të çdo viti kalendarik. / abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Shqipëria dhe Kosova, në vazon e tretë/ Nuk ka “derbi” shqiptarësh, shorti i play off të “Botërorit 2026”, të enjten në Zyrih Kushtetuesja pezulloi dekretin e zgjedhjeve për Tiranën, reagon Presidenca Analisti Nura: Begaj do të dekretojë datën e zgjedhjeve brenda afatit të përcaktuar për 6 Bashkitë