Pikat kryesore
- Po sot Apeli i GJKKO do të shqyrtojë masën e sigurisë për Belinda Ballukut.
- Masa nuk u mor në shqyrtim më 18 dhjetor nga Apeli, për shkak se më herët Kushtetuesja kishte pezulluar efektet e kësaj mase.
- Seanca do të mbahet në orën 9:00 dhe çështja do të shqyrtohet nga i njëjti trup gjykues, me gjyqtare Miliana Muça.
Grupi parlamentar i Partisë Socialiste do të zhvillojë sot mbledhjen për leximin e raportit të 5 anëtarëve të PS-së në Këshillin e Mandateve lidhur me kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për kufizimin e lirisë së ish zv.kryeministres Belinda Balluku. Sikurse njofton edhe kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale, mbledhja do të nisë në orën 10:00 “Sot në 10.00 do të jemi LIVE në Grupin Parlamentar për marrjen e qëndrimit ndaj kërkesës së prokurorit për kufizimin e lirisë së Belinda Ballukut”, shkruan Rama në X. Po sot Apeli i GJKKO do të shqyrtojë masën e sigurisë për Belinda Ballukut. Masa nuk u mor në shqyrtim më 18 dhjetor nga Apeli, për shkak se më herët Kushtetuesja kishte pezulluar efektet e kësaj mase. Seanca do të mbahet në orën 9:00 dhe çështja do të shqyrtohet nga i njëjti trup gjykues, me gjyqtare Miliana Muça. SPAK i ka kërkuar Kuvendit të Shqipërisë heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, e cila së fundmi u shkarkua nga posti i zv.kryeministres.