Kërcënim me Kanun”/ Vëllai i Rogertit reagon pas deklaratës nga babai i Selin: E ka…

Kërcënim me Kanun”/ Vëllai i Rogertit reagon pas deklaratës nga babai i Selin: E ka…

Debati i ndezur mes Rogerti dhe Selina brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania ka marrë jehonë edhe jashtë saj, duke shkaktuar reagime të forta nga familjarët e tyre.

Pas deklaratave të forta të babait të Selinës, Jeton Bollati, i cili la të kuptohej përdorimi i “Kanunit” si mënyrë për të zgjidhur ofendimet ndaj vajzës së tij, ka ardhur një reagim i prerë nga pala tjetër.

Vëllai i Rogertit, Xhulio, i cili pak ditë më parë preku publikun me ribashkimin e tij me të vëllanë pas katër vitesh, ishte i ftuar në një lidhje telefonike në emisionin Shqipëria Live. Gjatë intervistës, ai u pyet drejtpërdrejt për deklaratat e bëra nga Jeton Bollati.

Në përgjigjen e tij, Xhulio e dënoi ashpër këtë lloj gjuhe, duke e cilësuar si të papranueshme për kohën në të cilën jetojmë. Ai theksoi se është absurde që në vitin 2026 të përmenden ligje si Kanuni, duke e konsideruar këtë një kthim prapa në kohë.

Sipas tij, familja Sterkaj refuzon kategorikisht të përfshihet në një retorikë të tillë, duke nënvizuar se si familje dhe si shoqëri duhet të synohet përparimi dhe jo rikthimi në praktika të së kaluarës.

Më tej, Xhulio dha edhe një mesazh të drejtpërdrejtë për Jeton Bollati, duke sugjeruar që çdo shqetësim të trajtohet në mënyrë private dhe qytetare. Ai theksoi se, nëse ka një problem real, komunikimi mes familjeve mund të bëhet drejtpërdrejt dhe pa qenë nevoja për deklarata publike apo kërcënime në media.

Duke e konsideruar reagimin e babait të Selinës si një moment të nxitur nga emocionet, Xhulio e mbylli qëndrimin e tij duke theksuar se familja e tyre nuk e ka marrë situatën personale. Sipas tij, ata preferojnë të fokusohen te rrugëtimi i Rogerti në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ndërsa theksoi se secili është i lirë të zgjedhë rrugën dhe mënyrën e vet të reagimit.

Lini një Përgjigje