Pikat kryesore
- Dy zyrtarë konfirmuan se ambasada u evakuua pas kërcënimit, por policia më vonë zbuloi se ishte mashtrim.
- Vlen të përmendet se mijëra moldavë që jetojnë në kryeqytetin belg shkuan në ambasadë për të ushtruar të drejtën e tyre të votës, sipas Politico.
- Pasi u përcaktua dhe u konfirmua nga policia se nuk kishte rrezik për bombë, procesi i votimit ka vijuar normlisht.
Kërcënim me bombë në ambasadën moldave në Bruksel përgjatë procesit të votimit Autoritetet belge urdhëruan evakuimin e votuesve të cilët ndodheshin në një moment ambasadën moldave në qendër të Brukselit për të ushtruar të drejtën e tyre të votës, pas një kërcënimi me bombë në ndërtesë. Dy zyrtarë konfirmuan se ambasada u evakuua pas kërcënimit, por policia më vonë zbuloi se ishte mashtrim. Vlen të përmendet se mijëra moldavë që jetojnë në kryeqytetin belg shkuan në ambasadë për të ushtruar të drejtën e tyre të votës, sipas Politico. Që nga mëngjesi i ditës së sotme qytetarët moldavë i janë drejtuar kutive të votimit për zgjedhjet parlamentare, rezultati i të cilave konsiderohet i rëndësishëm, pasi do të përcaktojë perspektivat e vendit për anëtarësim në BE, ose forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me Moskën. Pasi u përcaktua dhe u konfirmua nga policia se nuk kishte rrezik për bombë, procesi i votimit ka vijuar normlisht. loading…