Kepi i Gjelbër trondit botën/ Kombëtarja modest kualifikohet për në raundin e dytë

Kepi i Gjelbër trondit botën/ Kombëtarja modest kualifikohet për në raundin e dytë

Pikat kryesore

  • Kjo është përralla e Kepit të Gjelbër që arriti raundin e dytë të Kupës së Botës, dhe që u bë kombëtarja e vendit më të vogël që mbërrin kaq larg.
  • Dueli I paharrueshëm do të luhet në 3 korrik në Majemi, pra në shtëpinë e Mesit.
  • Gjithsesi, për momentin, Kepi I Gjelbër nuk ka përse të mendojë për aq larg, por duhet të shijojë momentin.

Një takim me historinë. Kjo është përralla e Kepit të Gjelbër që arriti raundin e dytë të Kupës së Botës, dhe që u bë kombëtarja e vendit më të vogël që mbërrin kaq larg. Dueli I paharrueshëm do të luhet në 3 korrik në Majemi, pra në shtëpinë e Mesit. Gjithsesi, për momentin, Kepi I Gjelbër nuk ka përse të mendojë për aq larg, por duhet të shijojë momentin. Ata që ishin liliputët e Botërorit, së bashku me Kurasaon, realizuan diçka të madhe, duke dalë në vendin e dytë në grupin H, e duke lënë prapa Uruguajin, dy herë kampion të botës. Jo vetëm kaq, por edhe pse nuk arritën asnjë fitore, morën 3 barazime, pra nuk pësuan asnjë humbje, dhe madje nuk I theu dot as Spanja, kampione e Europës. Tashmë, yjet e panjohur që përfaqësojnë një grup prej 10 ishujsh në Oqeanin Atlantik, kanë hyrë në histori dhe do të mbahen mend përjetë jo vetëm në vendin e tyre, por edhe në të gjithë planetin. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Belgjika kualifikohet me “shuplakë”/ “Djajtë e kuq” mundën 5-1 Zelandën e Re në Kupën e Botës “Vikinge” ishin francezet/ Nënkampionët e botës kualifikohen me stil në botëror Spanja ende jo një “furi”/ Kampionët e Europës kualifikohen në Botëror, por me luftë

Lini një Përgjigje