KE vlerëson ecurinë e Shqipërisë, Costa: Negociatat mund të mbyllen brenda vitit 2027

KE vlerëson ecurinë e Shqipërisë, Costa: Negociatat mund të mbyllen brenda vitit 2027

Pikat kryesore

  • “Ne duhet që ta realizojmë procesin e zgjerimit sa më shpejt të jetë e mundur.
  • Ndoshta mund të përfundojmë negociatat me këtë shtet deri në fund të këtij viti.
  • Shqipëria ka dëshirën të përfundojë negociatat deri në fund të vitit 2027.

Nga samiti me Moldavinë, presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa ka vlerësuar ecurinë e shpejtë të Shqipërisë dhe Malit të Zi me negociatat, si dhe objektivin e Tiranës zyrtare për t’i mbyllur ato brenda vitit 2027. “Ne duhet që ta realizojmë procesin e zgjerimit sa më shpejt të jetë e mundur. Po ecim shumë shpejt, për shembull, me Malin e Zi. Ndoshta mund të përfundojmë negociatat me këtë shtet deri në fund të këtij viti. Po shkojmë mirë me Shqipërinë. Shqipëria ka dëshirën të përfundojë negociatat deri në fund të vitit 2027. Sigurisht, Këshilli Evropian do të marrë vendimet e duhura. Si shtetet kandidate dhe ato anëtare duhet të kuptojnë ndjenjën e urgjencës. Kjo do të thotë se duhet të punojnë më shpejt dhe më shumë për të arritur rezultate, për të përmbushur të gjitha kriteret dhe për të ecur përpara sa më shpejt të jetë e mundur”. Presidentja e KE, Ursula von der Leyen, theksoi se procesi i zgjerimit nuk duhet të marrë më shumë kohë, sepse duhet pasur në konsideratë edhe konteksti gjeopolitik. “Dinamikat janë shumë të qarta, udhëheqësit evropianë, shtetet anëtare, parlamenti, të gjithë ne e kemi të qartë se është e rëndësishme për ne, për arsye gjeostrategjike, të kemi zgjerimin e BE-së. Kur një shtet kandidat performon në mënyrën si Moldavia në këtë rast, meriton që të ecë përpara drejt integrimit evropian. Një proces zgjerimi i bazuar në meritë nuk do të thotë i ngadaltë, do të thotë i drejtë. Deri më tani nuk jam e shqetësuar për procesin, përkundrazi jam e bindur se do të kemi sukses së bashku”. Në mbledhjen e tetorit, Këshilli Evropian do të diskutojë sërish për të ardhmen evropiane të rajonit tonë.

Lini një Përgjigje