Pikat kryesore
- Dokumenti është karakter zyrtar, jo opinion, dhe është hartuar me kërkesë të vetë Familjes Mbretërore.
- Çfarë thotë thuhet në dokument dhe dhe pse ai është tronditës për narrativën serbe?
- Në letrën e datës 14 tetor 1935, Luburiqi shkruan: Karagjorgji është me prejardhje nga fshati shqiptar Zhabranë (Sjenicë, Sanxhak).
“Karagjorgji është me prejardhje nga fshati shqiptar Zhabranë i Sanxhakut, prandaj serbët…”/ Zbulohet dokumenti i rrallë arkivor i vitit 1935, mbi origjinën e familjes Mbretërore serbe Një dokument arkivor i vitit 1935, i ruajtur në Arkivin Shtetëror të Jugosllavisë, ka dalë sërish në dritë dhe përmban një nga dëshmitë më të forta për prejardhjen shqiptare të dinastisë Karagjorgjeviq. Dokumenti është karakter zyrtar, jo opinion, dhe është hartuar me kërkesë të vetë Familjes Mbretërore. Çfarë thotë thuhet në dokument dhe dhe pse ai është tronditës për narrativën serbe? Në letrën e datës 14 tetor 1935, Luburiqi shkruan: Karagjorgji është me prejardhje nga fshati shqiptar Zhabranë (Sjenicë, Sanxhak). Popullsia e fshatit ishte 100% shqiptare. Fshatarët shqiptarë si mbrojtës të familjes së Karagjorgjit, Luburiqi shkruan se banorët shqiptarë të Zhabranit i kanë dhënë mbrojtje, strehim dhe ndihmë babait të Karagjorgjit, gjatë arratisjes në Serbi. – Familja Karagjorgjeviq nuk kishte rrënjë serbe në këtë periudhë të hershme. – Shqiptarët e Sanxhakut kanë qenë bazë mbështetjeje dhe kujtese familjare. Përpjekja për ta “serbizuar” vendlindjen e Petrit Luburiqi i propozon Knez Pavlit, të ndërtojë një shkollë serbe pikërisht te shtëpia e Petrit: “…da se podigne škola na mestu Petrove kuće…”! Pra, Oborri Mbretëror dëshironte të krijonte kult politik serb mbi një vend shqiptar, duke e shndërruar origjinën shqiptare në simbol mbretëror serb. Ky është shembull i qartë i kolonizimit kulturor përmes institucioneve. Një dokument tjetër i arkivit (ZALI/107) tregon se: Mbreti Petar nuk guxonte ta ndryshonte “shenjtorin mbrojtës”- në Shën Kliment, sepse ishte “festa e të parëve”. Por Shën Klimenti lidhet historikisht me: Fisin shqiptar Klimenti (Kelmendi). Pra, përveç dëshmisë gjeografike, ekziston edhe një dëshmi simbolike dhe fetare që i lidh Karagjorgjeviqët me Kelmendët shqiptarë. Pse u hesht për këtë dokument? rrëzon narrativën serbe për origjinën “e pastër” të Karagjorgjit; tregon se babai i themeluesit të shtetit modern serb vinte nga një mjedis shqiptar, jo serb; provon se shqiptarët e Sanxhakut janë autoktonë, jo të ardhur të vonë; godet themelet e miteve nacionaliste serbe. Për këtë arsye, dokumenti kurrë nuk u publikua në Serbi, edhe pse ndodhej në arkiv që nga viti 1935. Përfundim: Koha të flasim hapur për historinë konfirmon prejardhjen e fisit Kelmendas të Karagjorgjit. dokumenton praninë shqiptare në Sanxhak në shekullin XVIII. dëshmon manipulimin e historiografisë serbe për motive. politike. vendos një gur të rëndë në debatin për etnogjenezën në Ballkan.