Dogana e Kosovës ka zbuluar substancë narkotike në një dërgesë postare.
Gjatë kryerjes së kontrollit rutinë të dërgesave postare me prejardhje nga jashtë vendit, u zbulua dhe konfiskua një sasi e konsiderueshme substancë narkotike.
Gjatë inspektimit të një pakoje të dyshimtë, zyrtarët doganorë hasën në dy qese plastike të mbushura me një substancë të blertë, e cila dyshohej të ishte kanabis.
Pesha neto e substancës ishte afërsisht 1 kilogram.
“Në vijim të protokoleve standarde, rasti u raportua menjëherë autoriteteve të sigurisë.
Në vend është ftuar Njësia Anti-Drogë e Policisë së Kosovës, e cila, pas verifikimit paraprak, konfirmoi se substanca në fjalë është narkotik i llojit marihuanë”, thuhet në njoftimin nga Doganat.
I gjithë rasti, së bashku me provat materiale, i është dorëzuar zyrtarisht Policisë së Kosovës për procedimet e mëtejshme penale.
Dodikut e Vishkoviqit iu hiqet pasaporta diplomatike Basha i përcjellur nga Haxhiu, vizita në Prekaz, te varret e Rugovës e Demaçit, dy ditë pasi kërkoi falje për shkrimin kundër UÇK-së Xi Jinping thotë se Kina “nuk ka frikë nga askush” Kryeparlamentari Basha si “unifikues”, do takime me partitë, nuk e di ende ku, në zyrë të tij ose në kryesi ChatGpt del jashtë funksionit për mijëra përdorues