Kandiq: Shteti serb duhet të hapë arkivat për vdekjet e dyshimta të ushtarëve…

Kandiq: Shteti serb duhet të hapë arkivat për vdekjet e dyshimta të ushtarëve…

Pikat kryesore

Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, Kandiq theksoi se Fondi për të Drejtën Humanitare në Beograd, si pjesë e hulumtimeve për humbjet njerëzore gjatë luftës në Kosovë, ka mbledhur të dhëna për shqiptarët që shërbyen në APJ, por ato janë të paplota. “Të dhënat tregojnë për rrethana të çuditshme, se në kazermat në Serbi ka pasur vetëvrasje të dyshuara,” tha Kandiq, duke shtuar se në të paktën tri raste familjet shqiptare kanë marrë njoftime për vetëvrasje, por nuk e kanë besuar versionin zyrtar. Sipas saj, nëse themelohet një komision për hetimin e këtyre vdekjeve, ai duhet të bazohet në dokumente të disponueshme dhe më pas shteti serb duhet të sigurojë qasje në arkiva për të zbardhur të vërtetën. “Do të ishte e dobishme që ndonjë institucion në Kosovë të grumbullojë të gjitha të dhënat ekzistuese nga burime të ndryshme. Vetëm kështu mund të kërkohet më pas përgjegjësi nga autoritetet shtetërore,” deklaroi Kandiq. Ajo rikujtoi edhe rastin e bujshëm të vitit 1987, kur ushtari shqiptar Aziz Kelmendi nga Kosova vrau katër ushtarë në kazermën e Paraqinit dhe më pas, sipas autoriteteve, u vetëvra. Kandiq thotë se pas këtij incidenti, Beogradi filloi të toleronte heshturazi shmangien e shërbimit ushtarak nga shqiptarët. Komentet e Kandiqit vijnë në kohën kur autoritetet serbe po shqyrtojnë rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak, gjë që ka ngjallur frikë të re tek komuniteti shqiptar në jug të Serbisë. VERA vazhdon edhe në SHTATOR dhe TETOR me fluturime DIREKTE për ANTALYA! VERA 2025 është VERA FIBULA! Asteria Collection CIMA GRAND COMPLEX është zgjedhja perfekte për ata që kërkojnë cilësi, siguri dhe rehati. Me arkitekturë moderne 10/02/2025 10:21 Ministria e Arsimit del me njoftim për subvencionimin e teksteve shkollore 10/02/2025 10:05 Prishi fejesën, prindërit dëbojnë nga shtëpia vajzën e tyre në Podujevë 10/02/2025 09:59 Kandiq: Shteti serb duhet të hapë arkivat për vdekjet e dyshimta të ushtarëve shqiptarë në APJ

Lini një Përgjigje