Julian Alvarez kërkon largimin nga Atletico Madridi, mes interesimit të gjigantëve…

Julian Alvarez kërkon largimin nga Atletico Madridi, mes interesimit të gjigantëve…

Pikat kryesore

  • Julian Alvarez ka bërë të qartë se synon të ndahet me Atletico Madridin gjatë merkatos së verës, teksa disa prej klubeve më të mëdha në Evropë janë futur tashmë në garë për ta transferuar sulmuesin argjentinas.
  • Pas triumfit 2-0 të Argjentinës kundër Austrisë në Kupën e Botës, Alvarez tha për ESPN se kishte zhvilluar biseda me drejtuesit e klubit dhe se e sheh largimin si alternativën më të mirë për të gjitha palët e përfshira.
  • “E di që ndoshta nuk është koha e duhur për të folur, por gjithashtu nuk dua të fshihem.

Julian Alvarez ka bërë të qartë se synon të ndahet me Atletico Madridin gjatë merkatos së verës, teksa disa prej klubeve më të mëdha në Evropë janë futur tashmë në garë për ta transferuar sulmuesin argjentinas. Pas triumfit 2-0 të Argjentinës kundër Austrisë në Kupën e Botës, Alvarez tha për ESPN se kishte zhvilluar biseda me drejtuesit e klubit dhe se e sheh largimin si alternativën më të mirë për të gjitha palët e përfshira. “E di që ndoshta nuk është koha e duhur për të folur, por gjithashtu nuk dua të fshihem. Fola me njerëzit në klub që duhej ta kisha bërë. Mendoj se transferimi është gjëja më e mirë për të gjithë. Dua ta bëj ëndrrën time realitet”, u shpreh sulmuesi argjentinas. Ndonëse nuk ka treguar publikisht se ku dëshiron të vazhdojë karrierën, burime të ESPN bëjnë me dije se zgjedhja e tij e preferuar është Barcelona. Klubi katalanas është në kërkim të një zëvendësuesi afatgjatë për Robert Lewandowskin dhe e ka vendosur Alvarezin si objektivin kryesor të merkatos, pasi më herët mori Anthony Gordon nga Newcastle United për 70 milionë euro. Sipas ESPN, gara për ish-sulmuesin e Manchester Cityt mbetet e hapur edhe nga PSG dhe Arsenali. Në të njëjtën kohë, lëvizjet e Barcelonës dhe Real Madridit nuk janë pritur mirë nga Atletico Madridi. Klubi nga Madridi iu kundërpërgjigj interesimit të Barcelonës me disa mesazhe në rrjetet sociale, ku akuzoi rivalët për “rrjedhje të llogaritura informacioni, lajme të rreme dhe mungesë të vazhdueshme respekti”. Madje, Atletico publikoi edhe oferta ironike për Lamine Yamal, Pedri dhe Raphinha.

Lini një Përgjigje