“Natyrisht, Rusia ngul këmbë që ne të heqim dorë nga tokat tona.
Pikërisht për këtë po luftojmë”, tha Zelensky, vendi i të cilit është përballur me agresion ushtarak nga Rusia që nga viti 2014 dhe me një pushtim të plota qysh nga shkurti i vitit 2022.
Megjithatë, në të njëjtën bisedë online me gazetarë, ai tha se bisedimet me Uashingtonin përfshijnë “çështje të ndërlikuara që lidhen me territorin” dhe se “ende nuk është arritur kompromis për këtë”.