Islor Islami, drejtor i policisë në Lezhë, ka dhënë dorëheqjen nga pozicioni i tij drejtues, pas zbulimit të tre ambienteve për ushtrimin e lojërave të fatit në Laç dhe Milot.
Më herët, policia njoftoi se kishte arrestuar tre persona dhe në kërkim një tjetër pasi ushtronin lojëra fati në lokalet e tyre.
Njëri prej tyre ishte përshtatur edhe për përdorim dhe shitje të lëndëve narkotike.