Bora Zemani ka bashkëbiseduar së fundmi me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, duke iu përgjigjur pyetjeve dhe komenteve të ndryshme. Mes mesazheve të shumta, një ndjekës e kritikoi moderatoren, duke i shkruar: “ Pse je kaq mendjemadhe dhe kaq falso. Këtu bën si e mirë, por ata që të njohin thonë je mendjemadhe shumë.” Në vend që të hynte në debat, Bora zgjodhi t’i përgjigjej me humor dhe ironi. “ Ata e dinë më mirë, gjithmonë, ” shkroi moderatorja, duke e shoqëruar reagimin me një emoji që qesh me lot. Me këtë përgjigje, Bora Zemani tregoi edhe një herë se preferon t’i trajtojë komentet kritike me qetësi , pa u përfshirë në polemika në rrjetet sociale.
Je mendjemadhe”/ Bora Zemani përplaset me ndjekësen: Ata e dinë…