“Jam i zhgënjyer me Putinin”, Trump: Do të bëjmë diçka për t’u ndihmuar njerëzve të jetojnë Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi të martën se është “shumë i zhgënjyer” nga presidenti rus Vladimir Putin dhe shtoi, pa dhënë detaje, se administrata e tij po planifikon masa për të reduktuar numrin e vdekjeve në luftën që Rusia po zhvillon kundër Ukrainës.
“Jam shumë i zhgënjyer nga presidenti Putin, mund ta them këtë, dhe do bëjmë diçka për të ndihmuar njerëzit të jetojnë,” tha Trump në një intervistë për emisionin The Scott Jennings Radio Show.
Gjithashtu, ai theksoi se “nuk shqetësohet aspak” për mundësinë e krijimit të një aksi shtetesh kundër SHBA-së, që përfshin Kinën dhe Rusinë.
Deklaratat e Trump vijnë pak ditë pas samitit në Tianjin të Kinës, ku presidenti Xi Jinping priti, ndër të tjerë, presidentin rus Vladimir Putin.
Gjatë një deklarate nga Zyra Ovale, Trump iu përgjigj thashethemeve që qarkulluan në rrjetet sociale gjatë fundjavës se ai kishte ndërruar jetë, duke i quajtur këto lajme “fake news”.
“Ishte një fundjavë shumë aktive për mua,” u shpreh Trump, duke hedhur poshtë këto spekulime.
“Jam i zhgënjyer me Putinin”, Trump: Do të bëjmë diçka për t’u ndihmuar njerëzve të jetojnë Kryeministri kroat tha se Serbia është buzë luftës civile, reagon Vuçiq: Po synon të na dëmtojë imazhin Ambasadori britanik shkruan për takimin me Osmanin, e bën të qartë se konstituimi i Kuvendit s’ka përfunduar Lutfi Haziri për Kurtin: Bashkëpunimin po e merr si dobësi, jo si vlerë politike