Pikat kryesore
- Kur Jack Smith po punonte në hetim e më pas në aktakuzë kundër Donald Trump, dokumentet tregojnë se metodat ishin gati të njëjta me ato që aplikoi në ndjekjen e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.
- Kreu i FBI-së, Kash Patel, i tha Just the News se ky zbulim tronditës për pagesën e një spiuni ishte dëshmia më e fundit se hetimi “Arctic Frost” përbënte një “abuzim të rëndë me pushtetin dhe shkelje të ligjit”.
- “Pagesa u diskutua nga Raymond Hulser dhe Ndihmës-Prokurorja Speciale Julia Gegenheimer me Prokurorin Special Jack Smith”, thuhet aty.
Kur Jack Smith po punonte në hetim e më pas në aktakuzë kundër Donald Trump, dokumentet tregojnë se metodat ishin gati të njëjta me ato që aplikoi në ndjekjen e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë. Byroja Federale e Hetimeve e SHBA-së (FBI) ka nxjerrë dokumente që tregojnë se Zyra e atëhershme e Prokurorit Special Jack Smith miratoi në vitin 2023 pagesën e 20.000 dollarëve për një burim konfidencial, për të dhënë informacione në kuadër të hetimit për përpjekjet e presidentit Donald Trump dhe mbështetësve të tij për të kundërshtuar rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020. Sipas Just the News, ky zbulim përfshihet në një seri dokumentesh të reja që drejtori i FBI-së, Kash Patel, ia dorëzoi Kongresit këtë javë dhe që ofrojnë më shumë qartësi mbi taktikat dhe shtrirjen e hetimit që agjentët dhe prokurorët përdorën për të tentuar të ndërtonin një çështje se Trump, avokatët dhe aleatët e tij kishin shkelur ligjin duke tentuar të nxisnin përkrahës të mësyenin Senatin dhe Kongresin. Kreu i FBI-së, Kash Patel, i tha Just the News se ky zbulim tronditës për pagesën e një spiuni ishte dëshmia më e fundit se hetimi “Arctic Frost” përbënte një “abuzim të rëndë me pushtetin dhe shkelje të ligjit”. Një komunikim elektronik “dokumenton miratimin prokurorial, në formën e një emaili dakordësie nga këshilltari i Prokurorit Special, Raymond Hulser, më 02.06.2023, për një pagesë në shumën 20.000,00 dollarë për [emër i redaktuar] për informacionin e ofruar në mbështetje të hetimit të përmendur”, thuhet në një memorandum. “Pagesa u diskutua nga Raymond Hulser dhe Ndihmës-Prokurorja Speciale Julia Gegenheimer me Prokurorin Special Jack Smith”, thuhet aty. Dosja e FBI-së, tregon zinxhirin e miratimit, me një agjent të FBI-së që i shkroi zyrës së Smith më 2 qershor 2023. “Siç u diskutua, kërkojmë dakordësinë e zyrës suaj për pagesën tonë të propozuar prej 20.000 dollarësh për ofrimin e informacionit nga burimi konfidencial (CHS) në mbështetje të hetimit”, shkroi agjenti. Hulser u përgjigj shkurt: “Dakord, faleminderit”. Për këtë zbulim të ri, ka reaguar edhe vetë presidenti Donald Trump, duke thënë se Smith duhet të ishte në burg. “Jack Smith i çmendur duhet të ishte në burg për gjithçka që ka bërë për ta turpëruar vendin tonë!”, ka shkruar ai. Edhe drejtori i FBI-së, Kash Patel, tha se çfarë ka bërë Smith është një abuzim i rëndë. “Nën udhëheqjen time, FBI po prodhon dokumente me një shpejtësi rekord për t’ua sqaruar faktet popullit amerikan. Ajo që ndodhi në çështjen ‘Arctic Frost’ ishte një abuzim i rëndë me pushtetin dhe shkelje e ligjit. Kjo FBI është e përkushtuar të rikthejë llogaridhënien dhe besimin e publikut”, tha ai për Just the News. Por, cilat janë pretendimet për Jack Smith se punoi gati njëjtë edhe në Hagë kundër krerëve të UÇK-së? Një raport i ish-agjentit të DEA-s amerikane, John Moynihan, kishte zbuluar se si ish-kryeprokurori Jack Smith kishte përdorur Faik Imerin si ndërmjetësues për sjelljen e dëshmitarëve të rrejshëm kundër krerëve të UÇK-së. Njëri ndër ta ishte Halit Sahitaj, i cili sipas deklaratës së vetë tij, ishte nxitur nga Imeri të jepte dëshmi të pavërteta në Hagë. Jack Smith, sipas dëshmisë së Sahitajt, ishte katalizatori kryesor i skemës së falsifikimit të dëshmitarëve. Ai rrëfente se si Smith kishte komunikime të vazhdueshme me Faik Imerin, i cili nga ish-kryeprokurori përdorej si një lloj ndërmjetësuesi për sjelljen e individëve që do të jepnin dëshmi të fabrikuara në dëm të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Imeri kishte mbështetjen e plotë nga Smith. Paraqitej si agjent i CIA-s me emrin Florian, por më vonë identiteti i tij ishte zbuluar. Studentët e UNI-UNI – Universum International College Powered by Arizona State University arritën sukses të jashtëzakonshëm duke Nëse Düsseldorfi është destinacioni juaj, PrishtinaTicket ju ofron fluturime direkte nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës çdo ditë, 01/11/2026 19:11 “Konjufca ka shans…”, diskutohet çështja e presidentit 01/11/2026 19:11 Shtyhet fillimi i procesit mësimor në Drenas deri më 14 janar 01/11/2026 19:09 Lladrovci: Po punojmë që gjendja të normalizohet në komunën e Drenasit