Pikat kryesore
- Ky është momenti kur gazetari investigativ shqiptar Artan Hoxha largohet nga kufiri grek në Kakavijë pasi mësoi se i është ndaluar përjetësisht hyrja në shtetin helen pasi është “non grata”.
- Në sportelin e kontrollit të pasaportave, atij iu komunikua se hyrja në Greqi nuk i lejohej, pasi konsiderohej “rrezik për rendin publik dhe sigurinë e brendshme”.
- Gazetarit iu mor pasaporta dhe ju vendos një kryq në vulën hyrës dhe ai u mbajt për rreth një orë në ambientet e Policisë greke.
Ky është momenti kur gazetari investigativ shqiptar Artan Hoxha largohet nga kufiri grek në Kakavijë pasi mësoi se i është ndaluar përjetësisht hyrja në shtetin helen pasi është “non grata”. Në sportelin e kontrollit të pasaportave, atij iu komunikua se hyrja në Greqi nuk i lejohej, pasi konsiderohej “rrezik për rendin publik dhe sigurinë e brendshme”. Gazetarit iu mor pasaporta dhe ju vendos një kryq në vulën hyrës dhe ai u mbajt për rreth një orë në ambientet e Policisë greke. Në dokumentin që iu dorëzua thuhet se ai “Është karakterizuar si person i padëshirueshëm; Konsiderohet i rrezikshëm për rendin publik, sigurinë e brendshme, shëndetin publik ose marrëdhëniet ndërkombëtare të një ose më shumë shteteve të BE-së”. Sipas komunikimit që i është bërë Hoxhës nga Policia greke, vendimi për ta “non grata” është marrë në fillim të vitit 2024, në kohën kur në Shqipëri gëlonte çështja e Fredi Belerit. Hoxha tha se Ishte duke udhëtuar drejt Janinës paraditen e së dielës, kur policia kufirit i kërkoi të kaloj në vijën e dytë të kontrollit pasi kishte një vendim penalizmi për të. Autoritetet i shpjeguan se vendimi erdhi pasi “qëndrimet e tij si gazetar për vite me radhe ishin kundër interesave të shtetit grek”. Ky nuk është rasti i vetëm që gazetarët shqiptarë “non-grata” nga shteti helen.