Pikat kryesore
- Ish-kryetari i Bashkisë Kavajë, Elvis Rroshi, është paraqitur sot në ambientet e SPAK, ku është thirrur nga prokurori Elvin Gokaj në kuadër të vendimit për zgjatjen e hetimeve me tre muaj të tjerë.
- Prokuroria e Posaçme ka vendosur shtyrjen e afatit hetimor pasi është në pritje të një shtese të aktit të ekspertimit, e cila konsiderohet e domosdoshme për kompletimin e dosjes.
- Sipas KLSH, dëmi ekonomik i shkaktuar kap vlerën 33 milionë lekë, dhe lidhet me tenderat për rikonstruksionin e qendrës së qytetit dhe ndërtimin e disa rrugëve.
Ish-kryetari i Bashkisë Kavajë, Elvis Rroshi, është paraqitur sot në ambientet e SPAK, ku është thirrur nga prokurori Elvin Gokaj në kuadër të vendimit për zgjatjen e hetimeve me tre muaj të tjerë. Prokuroria e Posaçme ka vendosur shtyrjen e afatit hetimor pasi është në pritje të një shtese të aktit të ekspertimit, e cila konsiderohet e domosdoshme për kompletimin e dosjes. Rroshi është i pandehur për veprën penale “Shpërdorim detyre”, pas kallëzimit të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, që ka evidentuar parregullsi në disa procedura tenderuese gjatë periudhës kur ai drejtonte Bashkinë e Kavajës. Sipas KLSH, dëmi ekonomik i shkaktuar kap vlerën 33 milionë lekë, dhe lidhet me tenderat për rikonstruksionin e qendrës së qytetit dhe ndërtimin e disa rrugëve. Hetimet për çështjen vijojnë nën drejtimin e SPAK.