Pikat kryesore
- Ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani, është arrestuar nga policia pas një konflikti të lidhur me pronësinë me vëllezërit e tij.
- Sipas informacioneve, në përplasje janë përfshirë Sokol Mulosmani dhe 3 vëllezërit e tij, ndërsa i pranishëm ka qenë edhe nipi i tij.
- Ngjarja është regjistruar në rrugën “Najzi Leka” për çështje pronësie, ndërsa policia ka ndërhyrë menjëherë, duke bërë të mundur arrestimin e tyre.
Ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani, është arrestuar nga policia pas një konflikti të lidhur me pronësinë me vëllezërit e tij. Bashkë me të, në pranga janë vënë edhe 4 persona të tjerë. Sipas informacioneve, në përplasje janë përfshirë Sokol Mulosmani dhe 3 vëllezërit e tij, ndërsa i pranishëm ka qenë edhe nipi i tij. Ngjarja është regjistruar në rrugën “Najzi Leka” për çështje pronësie, ndërsa policia ka ndërhyrë menjëherë, duke bërë të mundur arrestimin e tyre.