John Stewart Duncan, ish-këshilltari i Wesley Clark, tha sot gjatë dëshmisë së tij në Gjykatën Speciale në Hagë, se pushteti në UÇK qëndronte te gjenerali Agim Çeku dhe komandantët e zonave. Duncan nënkuptoi se Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi flisnin për pjesën politike, jo për atë ushtarake. Ai tha se, sipas informacioneve që NATO kishte mbledhur, pushtetin në UÇK për sa i përket krahut ushtarak e kishin komandantët e zonave dhe gjenerali Agim Çeku. “Sepse, sipas informacionit që kishim, pushteti qëndronte te komandantët e zonave dhe gjeneral Çeku. Sikur informacioni ynë të kishte qenë ndryshe, ne nuk do ta kishim qasur në të njëjtën mënyrë. E vetmja gjë që pamë ishte ekzistenca e një Shtabi të Përgjithshëm që ishte krijuar më herët, por informacioni që kishim – dhe arsyeja pse unë shkova në Tiranë, e jo në Lubjanë – ishte sepse na u tha se njerëzit me të cilët duhej të angazhoheshim ishin gjeneral Çeku dhe njerëzit që ai thoshte ‘i dua me vete’, pra komandantët e zonave. Kështu që aty qëndronte pushteti.” Nëse jeni në kërkim të një monitori për lojëra që ofron performancë të shkëlqyer pa shpenzuar shumë,
Ish: këshilltari i Clark: Pushteti qëndronte te komandantët…