Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj kërkon heqje të masës së sigurisë në…

Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj kërkon heqje të masës së sigurisë në…

Pikat kryesore

  • Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karcanaj ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë dhe ka kërkuar heqje të masës së sigurisë së vendosur ndaj saj.
  • Ajo akuzohet nga organi i akuzës si pjesë e grupit kriminal të AKSHI-it dhe ndodhet me masë sigurie “arrest në shtëpi”.
  • Hetimet e SPAK për tenderat e AKSHI-t Prokuroria e Posaçme ka lëshuar urdhër arreste për drejtoreshën e AKSHI-t, Mirilinda Karçanaj, Ergys Agasin dhe biznesmenin Ermal Beqiraj.

Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karcanaj ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë dhe ka kërkuar heqje të masës së sigurisë së vendosur ndaj saj. Kërkesa e saj do të shqyrtohet nga gjyqtari Genti Shala. Ajo akuzohet nga organi i akuzës si pjesë e grupit kriminal të AKSHI-it dhe ndodhet me masë sigurie “arrest në shtëpi”. Hetimet e SPAK për tenderat e AKSHI-t Prokuroria e Posaçme ka lëshuar urdhër arreste për drejtoreshën e AKSHI-t, Mirilinda Karçanaj, Ergys Agasin dhe biznesmenin Ermal Beqiraj. Për drejtoreshën e AKSHI-it, Mirlinda Kërçanaj, GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie”, ndërsa për Ergys Agasi dhe biznesmenin Ermal Beqiri janë caktuar masat e sigurisë “arrest me burg”. Mëngjesin e 16 dhjetorit, dy skuadra me agjentë të BKH-së, shoqëruar dhe nga patrulla të policisë së Shtetit, zbarkuan në ambientet në pronësi te biznesmenit Agasi. Bëhet fjalë për kontrollin e 4 vendeve, banesave në Durrës e Tiranë, si dhe bizneset që zotërohen Ergys Agasi. Po ashtu është dhënë masë pezullimi nga detyra dhe për zëvendësdrejtorin e Policisë së Tiranës, Erion Ismaili. SPAK gjithsej ka vendosur në masë sigurie 8 persona që janë Ergys Agasi, Ermal Beqiraj, Mirilinda Karçanaj, Hava Delibashi, Erion Ismaili, Andis Papa, G.H dhe Rogers Rryta. Akuzat kryesore të SPAK janë grup i strukturuar kriminal, shkelje e barazisë në tendera si dhe heqje e paligjshme e lirisë. Prokuroria e posaçme prej gati një viti po hetonte procedurat e 12 tenderave, që dyshohet se janë bërë në shkelje. Ndërkohë personat e përmendur më sipër, por dhe zyrtarë të tjerë, për të cilët është dhënë masa, por që ende nuk dihen emrat e tyre, akuzohen për shkelje barazisë në tendera, korrupsion, shpërdorim detyre dhe pastrim parash.

Lini një Përgjigje