Pikat kryesore
- Në lidhje me deklaratat e fundit të Grida Dumës në “Top Story” mbi eskortat, Sabina shprehu opinionin e saj: ” Një emër kanë ato, eskorta quhen.
- Ka lloj-lloj mënyrash për të nxjerrë atë lekun e shpejtë, për të bërë jetën që do, varet si do ta zgjedhësh dhe si do ta përdorësh trupin tënd.
- Nuk kam ndonjë gjykim, të them të drejtën.” Ajo shtoi se, megjithëse numri i tyre është rritur dukshëm, secili ka rrugën e vet dhe vetë riskun që merr.
Gazetarja dhe ish-banore e “Big Brother VIP 5”, Sabina Mete, ka bërë një deklaratë të fortë gjatë një interviste në emisionin Live From Tirana, ku ndau përvojën e saj nga reality show dhe preku një nga temat më të diskutuara së fundmi në vend: fenomenin e eskortave.
Duke komentuar deklaratat e bëra nga Grida Duma në emisionin Top Story, Sabina u shpreh pa filtra:
“Një emër kanë ato, eskorta quhen. Eskortat e famshme i quajmë eskorta VIP. Ka lloj-lloj mënyrash për të nxjerrë atë lekun e shpejtë, për të bërë jetën që do, varet si do ta zgjedhësh dhe si do ta përdorësh trupin tënd. Nuk kam ndonjë gjykim, të them të drejtën.”
Sipas saj, fenomeni është bërë më i dukshëm vitet e fundit, por mbetet një zgjedhje personale që vjen me rreziqet e veta. Ajo theksoi se realiteti pas jetës luksoze që shfaqet në rrjetet sociale nuk është gjithmonë ai që duket.
“Nuk mund të kesh një rrogë nën 1 mijë euro dhe të bësh një jetë luksi dhe të shkosh në Mykonos apo kudo tjetër. E kuptojmë që disa gjëra luksi janë të vështira për t’u arritur me pagat që kemi, ndaj pjesa më e madhe e objekteve luksoze janë ‘fake’,” u shpreh Mete.
Në fund, ajo e cilësoi situatën si komplekse, duke theksuar se përtej paragjykimeve, duhet parë edhe konteksti i jetës dhe zgjedhjet individuale të çdo personi.