Pikat kryesore
- Në këtë rast, VV nuk e ka shumicën e mjaftueshme për ta formuar qeverinë,” ka thënë Prenkaj në emisionin FIVE.
- Ai ka shtuar se sipas tij, procesi i mandatimit të Konjufcës është thjesht “blerje kohe” nga VV për t’i afruar zgjedhjet e përgjithshme sa më pranë vitit të ri.
- Prenkaj ka theksuar se edhe nëse presidentja shpreh bindjen se Konjufca ka gjasa për të formuar qeverinë e re, “është më se e qartë që ai nuk do të mund të krijojë shumicën e nevojshme”.
string(103) “ish-ambasadori-prenkaj-partite-ta-dergojne-vendimin-e-osmanit-ne-kushtetuese-per-mandatimin-e-konjufces” Ish-ambasadori Prenkaj: Partitë ta dërgojnë vendimin e Osmanit në Kushtetuese për mandatimin e Konjufcës Ish-ambasadori Albert Prenkaj ka kritikuar vendimin e presidentes Vjosa Osmani për ta mandatuar Glauk Konjufcën si mandatar për formimin e Qeverisë, duke thënë se sipas tij kjo përbën një shkelje kushtetuese. “Unë habitem se si partitë politike të tjera nuk kanë mbledhur material apo ndoshta do ta mbledhin për ta dërguar presidenten në Gjykatë Kushtetuese, sepse aktgjykimi i vitit 2014 e qartëson që duhet shumica e mjaftueshme e një partie apo koalicioni që ka shumicën në Kuvend për të formuar qeverinë. Në këtë rast, VV nuk e ka shumicën e mjaftueshme për ta formuar qeverinë,” ka thënë Prenkaj në emisionin FIVE. Ai ka shtuar se sipas tij, procesi i mandatimit të Konjufcës është thjesht “blerje kohe” nga VV për t’i afruar zgjedhjet e përgjithshme sa më pranë vitit të ri. Prenkaj ka theksuar se edhe nëse presidentja shpreh bindjen se Konjufca ka gjasa për të formuar qeverinë e re, “është më se e qartë që ai nuk do të mund të krijojë shumicën e nevojshme”. Trump: Rezultatet e zgjedhjeve jo të mira për republikanët, nëse demokratët vijnë në pushtet do të ishte situatë e keqe Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka quajtur zgjedhjet e mbrëmshme “një mbrëmje interesante”. “Mbrëmë, e dini, nuk pritej të… DW: Precedent i pazakontë në Gjykatën Kushtetuese në rastin Veliaj në Shqipëri Hasani: Moszbatimi i vendimeve të Kushtetueses duhet të bëhet vepër penale, Kurtit e Osmanit s’po ua ndjen për ligjin Ish-ambasadori Prenkaj: Partitë ta dërgojnë vendimin e Osmanit në Kushtetuese për mandatimin e Konjufcës Trump zbut tonin pas fitores së Mamdanit: Duam që New Yorku të ketë sukses Gjendja e zyrtarit të BE-së të plagosur në Gjakovë mbetet stabile – vazhdon trajtimin në QKUK Gazetari italian u pushua nga puna pasi bëri një pyetje në lidhje me Izraelin në Bruksel