Irani: heq kufizimet për WhatsApp dhe Google Play

Irani: heq kufizimet për WhatsApp dhe Google Play

Agjencia ka thënë se aplikacionet janë riaktivizuar nga autoritetet, dhe që bllokada pritet t’iu hiqet edhe disa aplikacioneve tjera. Pas protestave masive të vitit 2022, autoritetet patën rritur kufizimet në internet, me qëllim të parandalimit të shpërndarjes së pamjeve nga protestat. Megjithatë, presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, i cili është ngjitur këtë vit në pushtet, e ka quajtur ndalesën absurditet dhe është zotuar për t’iu dhënë fund kufizimeve. Ai mund të pretendojë tani fitore të pjesshme kundrejt politikanëve të linjës së ashpër.

Lini një Përgjigje