Pikat kryesore
- Projekti parashikon rehabilitimin e qendrës së qytetit dhe ndërhyrje në linjën e transmetimit të Fushë-Kuqes.
- – Në kuadër të këtij programi po hartohet edhe masterplani për kanalizimet dhe ujërat e bardha, si dokument planifikimi afatgjatë.
- – Në vitin 2026 do të aplikohet për financim të ri për zonat e Porto Romanos, Shkozetit dhe Spitallës.
Ishte deputeti i Partisë Socialiste për qarkun Durrës, Arkend Balla, ai që ngriti çështjen e ndikimit konkret të këtij programi për qytetin e Durrësit, veçanërisht në infrastrukturën e ujit të pijshëm dhe ujërave të ndotura. Projekti parashikon rehabilitimin e qendrës së qytetit dhe ndërhyrje në linjën e transmetimit të Fushë-Kuqes. – Në kuadër të këtij programi po hartohet edhe masterplani për kanalizimet dhe ujërat e bardha, si dokument planifikimi afatgjatë. – Për vitin 2025, përmes Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF), është përfituar një grant prej 85 milionë euro për rehabilitimin e sistemit të kanalizimeve në qendrën historike dhe për përmirësimin e zgjerimin e impiantit të trajtimit të ujërave të ndotura. – Në vitin 2026 do të aplikohet për financim të ri për zonat e Porto Romanos, Shkozetit dhe Spitallës. Këto investime synojnë mbulimin 100% të qytetit me sistem kanalizimi, grumbullim dhe trajtim të ujërave të ndotura, duke modernizuar plotësisht këtë infrastrukturë në Durrës.