Kristian Asllani ka përjetuar një ndarje të vështirë nga Interi, skuadër për të cilën e kishte imagjinuar veten si një yll të vërtetë. Megjithatë, ai e kupton se ky nuk është fundi i karrierës së tij. Pas 99 ndeshjesh, katër golave dhe pesë asisteve, ai u detyrua të largohej drejt Torinos, pasi refuzoi një ofertë për t'u transferuar në Spanjë.
Pas vetëm dy ndeshjesh me ekipin e ri, Asllani duket se ka filluar të ndjejë një lloj revanshi. Sipas të përditshmes italiane “La Gazeta dello Sport”, Interi kritikohet për largimin e disa lojtarëve, mes të cilëve edhe Asllani, të cilët tani po performojnë shkëlqyer me skuadrat e reja.
Edhe pse në ndeshjen e fundit, Torino arriti të fitojë 1-0 ndaj Romës, Asllani nuk u shfaq shumë në lojë, por ndikimi i tij është i padiskutueshëm. Ai është konsideruar si truri i skuadrës, duke u bërë i pazëvendësueshëm për Torinon.
Në dy ndeshjet e tij të para, Asllani ka luajtur 161 minuta dhe është titullar përkrah shokut të tij në kombëtare, Ardian Ismajli. Ndërsa te Torino nuk ofrohen mundësi për të luftuar për tituj si te Interi, për të riun shqiptar është thelbësore të ketë minuta në fushë dhe të ndjehet i vlerësuar.
Mendim personal
se është në një fazë të re të zhvillimit të tij si futbollist, duke shpresuar për mundësi më të mira në të ardhmen