string(62) "messi-ska-te-ndalur-i-shenon-dy-gola-te-tjere-per-inter-miamin" Messi s’ka të ndalur, i shënon dy gola të tjerë për Inter Miamin Lionel Messi nuk ka të ndalur në këtë sezon në ligën MLS. Legjenda argjentinase i ka realizuar dy gola të tjerë në fitoren e Inter Miamit ndaj Neë York City FC me rezultat 4:0 për ta arritur “plyay-off”-in. Baltasar Rodriguez e hapi serinë e golave për vizitorët pa u bë gjysmë ore lojë me një super-asistim të “magjikut argjentinas”, shkruan “Gazeta Express”. Kurse, kapiteni Messi e dyfishoi epërsinë e ekipit nga Florida në minutën e 74-t pasi e mori një top nga Busquets dhe e paraboloi portierin kundërshtar. Më tej, Luis Suarez shënoi nga penalltia për ta realizuar golin e qetësisë. Në këtë rast Messi e tregoi madhështinë e tij duke ia lënë 11 metërshin sulmuesit uruguaian, i cili po vinte nga suspendimi prej tri ndeshjesh. E më pas në skenë doli sërish 38-vjeçari argjentinas, i cili e shënoi golin e katërt të ekipit dhe të dytin personal pas një veprimi maestral individual. Ky njëherësh ishte goli i 24-t në 23 ndeshje për 8 herë fituesin e Topit të Artë. Ankara Messi, Ankara Messi, Ankara Messi Ankara Messi, Ankara Messi . 🐐 pic.twitter.com/8yTgHhkPOC Ky dygolësh i Messit e ngrit në pesë numrin e golave të shënuar nga ai në harkun e nëntë ditëve.
Inter Miamin shpall Messi s’ka të ndalur, i shënon dy gola të tjerë për