Pikat kryesore
- Ditën e sotme, ish-deputeti i PS-së, Alqi Bllako, ka shkuar në GJKKO, për çështjen e inceneratorëve.
- Siç shihet nga pamjet, Bllako është paraqitur në Gjykatën e Posaçme, i shoqëruar nga avokati i tij.
- Më 11 mars, Bllako u dënua me 4 vite burg nga GJKKO për korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë në dy raste, dhe për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuante 2 vite e 8 muaj burg për çështjen e inceneratorëve.
Ditën e sotme, ish-deputeti i PS-së, Alqi Bllako, ka shkuar në GJKKO, për çështjen e inceneratorëve. Siç shihet nga pamjet, Bllako është paraqitur në Gjykatën e Posaçme, i shoqëruar nga avokati i tij. Më 11 mars, Bllako u dënua me 4 vite burg nga GJKKO për korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë në dy raste, dhe për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuante 2 vite e 8 muaj burg për çështjen e inceneratorëve. Sipas SPAK, Bllako ka përfituar në mënyrë të tërthortë shumën prej rreth 120 mijë eurosh nga Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, pronarët de facto të shoqërisë koncesionare, për blerjen e një pajisjeje për aktivitetin tregtar të babait të tij, një fabrikë birre në Ersekë.