/ I vrarë, i plagosur apo lajme false? E gjithë bota kërkon Bibin

/ I vrarë, i plagosur apo lajme false? E gjithë bota kërkon Bibin

Një video e fundit e publikuar nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka ndezur një valë spekulimesh në rrjetet sociale, pasi disa përdorues pretendojnë se në pamje ai duket sikur ka gjashtë gishta në njërën dorë, duke ngritur dyshime se videoja mund të jetë manipuluar me inteligjencë artificiale. Videoja u publikua më 13 mars në llogarinë e tij në platformën X, ku Netanyahu mbante një deklaratë lidhur me luftën mes Izraelit, SHBA-së dhe Iranit, konflikt që ka përfshirë të gjithë Lindjen e Mesme dhe ka hyrë në ditën e 15-të. Në rrjet, pamjet u shpërndanë me shpejtësi dhe morën miliona shikime, ndërsa shumë përdorues vunë në dukje një moment ku dora e tij duket sikur ka një gisht shtesë. Postimet u shoqëruan me komente si: “Gabimi klasik i gishtave në AI” apo “shikoni me kujdes dorën e tij”. Disa përdorues madje pretenduan pa prova se kryeministri izraelit mund të mos jetë më gjallë. Mes atyre që ngritën pikëpyetje ishte edhe komentatorja konservatore amerikane Candace Owens, e cila pyeti publikisht: “Ku është Bibi?”, duke përdorur nofkën e Netanyahut. Ajo shtroi gjithashtu pyetjen pse, sipas saj, zyra e kryeministrit po publikonte dhe fshinte video të dyshuara si të gjeneruara nga AI. Në fakt, për Benjamin Netanyahun po hidhen disa hipoteza. Mes tyre, komentuesit në rrjete theksojnë se ai mund të jetë vrar apo plagosur. Por nuk përjashtohet as hipoteza se ai i druhet një atentati ndaj edhe qendron i fshehur. Këto teori nisën që kur mungesa e Netanyahut u vu re në Këshillin e Sigurimit. Spekulimet u ushqyen edhe nga fakti se djali i tij, Yair Netanyahu, zakonisht aktiv në rrjetet sociale, nuk ka bërë asnjë postim në X që prej 9 marsit. Ndërkohë, gazetari indian Aditya Raj Kaul raportoi se e kishte parë Netanyahun së fundmi në publik në qytetin Beit Shemesh, duke ecur mes rrënojave të lëna nga sulmet.

Lini një Përgjigje