Pikat kryesore
- I sjellin me viza turistike ose kontrata futbolli dhe i dërgojnë drejt Europës, kush janë personat që fshihen pas kësaj skeme trafikimi?
- Ikja masive e njerëzve nga të ashtuquajturat vendet e botës së tretë vitet e fundit është kthyer në një fenomen shumë të përhapur, i nxitur kryesisht nga luftërat, varfëria dhe pasiguria politike.
- Më të lakmuara janë vendet e Bashkimit Europian, por, kufizimet ligjore kanë shtyrë një pjesë të emigrantëve të përdorin rrugë të paligjshme, duke u bërë shpesh viktima të rrjeteve të trafikimit të emigrantëve.
I sjellin me viza turistike ose kontrata futbolli dhe i dërgojnë drejt Europës, kush janë personat që fshihen pas kësaj skeme trafikimi? Ikja masive e njerëzve nga të ashtuquajturat vendet e botës së tretë vitet e fundit është kthyer në një fenomen shumë të përhapur, i nxitur kryesisht nga luftërat, varfëria dhe pasiguria politike. Më të lakmuara janë vendet e Bashkimit Europian, por, kufizimet ligjore kanë shtyrë një pjesë të emigrantëve të përdorin rrugë të paligjshme, duke u bërë shpesh viktima të rrjeteve të trafikimit të emigrantëve. Në këtë kontekst, Shqipëria është shndërruar në një vend tranzit, ku emigrantët kalojnë për të arritur në vendet e Europës Perëndimore. Këtu hyjnë në lojë rrjetet e trafikantëve, të cilët përfitojnë nga dëshpërimi i emigrantëve, duke u kërkuar shuma të mëdha parash për kalime të paligjshme, shpesh në kushte të rrezikshme dhe ç’njerëzore. Për të disatën herë, me ndihmën edhe të personave të infiltruar, “Piranjat” arritën të dokumentonin raste të tjera të trafikimit të emigrantëve nga vendet e Lindjes drejt Shqipërisë, përmes kontratave të punës me biznese të ndryshme dhe më pas ilegal drejt Europës. Është data datë 18 shtator 2025.