I refuzuan kandidimin, Evi Kokalari publikon dokumentin si anëtare e “Rithemelimit” dhe…

I refuzuan kandidimin, Evi Kokalari publikon dokumentin si anëtare e “Rithemelimit” dhe…

Pikat kryesore

  • Aktivistja demokrate Evi Kokalari, së cilës iu refuzua aplikimi për zgjedhjet për kreun e PD-së, duket se nuk do të heqë dorë nga e drejta e saj.
  • Me këtë dokument, Kokalari bën me dije se do t’i drejtohet gjykatës, ku do të kërkojë të drejtën e saj, të cilën pretendon se i është mohuar.
  • Kokalari u përjashtua nga Komisioni i Zgjedhjeve në PD, pasi nuk plotësonte kriteret, sipas tyre për shkak se nuk është anëtare e PD-së.

Aktivistja demokrate Evi Kokalari, së cilës iu refuzua aplikimi për zgjedhjet për kreun e PD-së, duket se nuk do të heqë dorë nga e drejta e saj. Në një postim në Facebook, Kokalari ka publikuar një dokument ku, krahas deputetëve demokratë si Albana Vokshi dhe Flamur Noka, ajo rezulton si një nga anëtaret e PD-së që kanë marrë pjesë në Kuvendin e Partisë Demokratike në dhjetor të vitit 2021. Me këtë dokument, Kokalari bën me dije se do t’i drejtohet gjykatës, ku do të kërkojë të drejtën e saj, të cilën pretendon se i është mohuar. “Shihemi në gjyq, Sali Berisha!!”, shkruan Kokalari. Kokalari u përjashtua nga Komisioni i Zgjedhjeve në PD, pasi nuk plotësonte kriteret, sipas tyre për shkak se nuk është anëtare e PD-së. Por, me dokumentin e publikuar, ajo pretendon se është anëtare, pasi ka marrë pjesë në Kuvendin e organizuar nga “Rithemelimi”. Më herët, aktivistja hodhi akuza ndaj Shkëlzen Berishës, djalit të Sali Berishës, duke pretenduar se kriteret janë firmosur që më 18 mars, por janë bërë publike me vonesë.

Lini një Përgjigje