Pikat kryesore
- “I kapëm në befasi”, Trump ndan detaje nga operacioni për kapjen e Maduros: U ndërpremë energjinë elektrike!
- Presidenti amerikan Donald Trump ka folur për situatën rreth Venezuelës, duke vlerësuar operacionin e forcave amerikane.
- “Të vetmit njerëz me drita ishin njerëzit që kishin qirinj”, tha Trump, duke detajuar operacionin që ndodhi.
“I kapëm në befasi”, Trump ndan detaje nga operacioni për kapjen e Maduros: U ndërpremë energjinë elektrike! Presidenti amerikan Donald Trump ka folur për situatën rreth Venezuelës, duke vlerësuar operacionin e forcave amerikane. “Të vetmit njerëz me drita ishin njerëzit që kishin qirinj”, tha Trump, duke detajuar operacionin që ndodhi. “Ishte një akt i mrekullueshëm ushtarak”, u shpreh ai. Trump shtoi se të vetmet viktima të regjistruara në aksionin për kapjen e Nicolas Maduros ishin “kubanezët”. “Ata e dinin që po vinim… energjia elektrike për pothuajse të gjithë vendin ishte ndërprerë. Atëherë e kuptuan se kishte një problem. Nuk kishte energji elektrike… Kështu që i kapëm pak në befasi, por ishte fantastike. Ishte fantastike taktikisht. Ishte një gjë e pabesueshme”, theksoi ai. loading…