I bëri të dashurohen me njëri-tjetrin? Princ Leka dhe Blerta Celibashi hapin zemrën në…

I bëri të dashurohen me njëri-tjetrin? Princ Leka dhe Blerta Celibashi hapin zemrën në…

Pikat kryesore

  • Princ Leka dhe Blerta Celibashi kanë hapur zemrën duke zbuluar veçoritë që i ka bërë për vete te njëri tjetri!
  • Në një intervistë për Revistën Story, ata kanë listuar tiparet që secili adhuron te tjetri!
  • Duke folur për Blertën, princi evidenton pavarësinë e saj dhe aftësinë për t’u përshtatur me njerëzit.

Princ Leka dhe Blerta Celibashi kanë hapur zemrën duke zbuluar veçoritë që i ka bërë për vete te njëri tjetri! Në një intervistë për Revistën Story, ata kanë listuar tiparet që secili adhuron te tjetri! Duke folur për Blertën, princi evidenton pavarësinë e saj dhe aftësinë për t’u përshtatur me njerëzit. “E admiroj mënyrën se si qëndron gjithmonë në këmbët e veta. Blerta di të jetë pranë çdo njeriu; të ulet këmbëkryq e të bisedojë me njerëzit e thjeshtë, me po aq natyrshmëri sa ka edhe prezencë në ambiente të një niveli tjetër”, shprehet ai. Ndërsa Blerta liston disa tipare që lidhen me karakterin e Lekës, si humori i butë dhe shpirti fëmijëror. “I dua shpirtin e tij fëmijëror! Ai është nga ata njerëzit që e thonë të vërtetën pa filtra. Humori i tij i butë! Jo të gjithë e kuptojnë, por mua më bën të qesh edhe në ditët më të vështira”, thotë ajo. *Materialet e përdorura për këtë lajm janë publikuar nga Revista Story

Lini një Përgjigje