Hoxha, për “lojtarin e muajit”/ Lojtari shqiptar në garë për çmimin e dhjetorit në Kroaci

Hoxha, për “lojtarin e muajit”/ Lojtari shqiptar në garë për çmimin e dhjetorit në Kroaci

Pikat kryesore

  • Arbër Hoxha i la prapa të gjithë në sfidën Dinamo Zagreb-Hajduk, ndërsa futbollisti i kombëtares shqiptare pretendon diçka më shumë.
  • Vetë faqja zyrtare e Ligës së Parë të Kroacisë tregon se ai është pretendet për të fituar çmimin e Lojtarit më të mirë të muajit dhjetor.
  • Për momentin, është në vend të dytë në këtë renditje pas talentit të Slaven Belupos, Adriano Jagushiç, I cili u numri 1 edhe për muajin nëntor.

U zyrtarisht më i miri i derbit. Arbër Hoxha i la prapa të gjithë në sfidën Dinamo Zagreb-Hajduk, ndërsa futbollisti i kombëtares shqiptare pretendon diçka më shumë. Vetë faqja zyrtare e Ligës së Parë të Kroacisë tregon se ai është pretendet për të fituar çmimin e Lojtarit më të mirë të muajit dhjetor. Për momentin, është në vend të dytë në këtë renditje pas talentit të Slaven Belupos, Adriano Jagushiç, I cili u numri 1 edhe për muajin nëntor. Hoxha e ka provuar më parë një sukses të tillë. Pasi shënoi dy gola dhe shërbeu një asist në dy ndeshje, pikërisht në fushën e Hajdukut dhe ish-ekipit të tij, Slaven Belupo, shqiptari nga Kosova u futbollisti më i mirë i shtatorit. Një padrejtësi duhet thënë se i është bërë pasi nuk ka fituar ende asnjëherë çmimin e golit të muajit, ndërsa ka realizuar disa herë shkëlqyeshëm. Ylli kuqezi është plotësisht në garë edhe për Këpucën e Artë, pasi ka 6 gola këtë sezon të kampionatit e përpara tij janë vetëm sulmuesi Fruk i Rijekës dhe Shego i Hajdukut me nga 8 rrjeta, pra vetëm dy më shumë. Momenti është vërtet i madh, dhe Dinamo është gjithashtu në garë për të fituar titullin, ashtu si dy vjet më parë kur ia doli edhe me golat në fund të Arbër Hoxhës./ abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Hoxha, dëmtimi alarm fals/ Lojtari i Shqipërisë pritet të luaje në derbin Dinamo-Hajduk Hoxha, kontratë “princash” në Kroaci/ Ylli kuqezi rinovon me Dinamon kryeqytetase deri në 2029 Piktura shqiptare në Kroaci/ Zajmi: Artistët prezantuan forcën dhe ekspresivitetin e ngjyrës

Lini një Përgjigje