Hoti: Shteti s’arriti t’ia ofrojë mbrojtjen e nevojshme Policisë, atyre iu mungojnë shujtat e rregullta, veshmbathjet cilësore për verë e dimër Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, në 26-vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës tha se shteti ende s’ka arritur të ofrojë mbrojtjen e nevojshme për pjesëtarët e këtij institucioni, përfshirë këtu sigurimin shëndetësor dhe sigurimin e jetës, pensionin dinjitoz, të parakohshëm dhe të rregullt. Hoti tha se përveç këtyre, policëve iu mungojnë shujtat e rregullta, veshmbathje cilësore për verë e dimër, transport adekuat, vetura pune të përshtatshme dhe të mjaftueshme për të gjithë. Mirënjohje dhe përulje ndaj të gjithë atyre policëve që ranë në krye të detyrës dhe atyre që u lënduan në mbrojtje të jetës dhe pronës së qytetarëve. Ndjehem keq që pas kaq vitesh shteti i Kosovës ende nuk ka arritur të ofrojë mbrojtjen e nevojshme për pjesëtarët e këtij institucioni, përfshirë këtu sigurimin shëndetësor dhe sigurimin e jetës, pensionin dinjitoz, të parakohshëm dhe të rregullt. Është e papranueshme edhe fakti se ju mungojnë kushtet dhe mjetet e punës adekuate, siç janë: shujta e rregullt dhe e plotë, veshmbathje cilësore për verë e dimër, transport adekuat, vetura pune të përshtatshme dhe të mjaftueshme për të gjithë”, ka shkruar Hoti./Express/ Hoti: Shteti s’arriti t’ia ofrojë mbrojtjen e nevojshme Policisë, atyre iu mungojnë shujtat e rregullta, veshmbathjet cilësore për verë e dimër Kërkohet shtyrja e afatit për miratim të buxheteve komunale Prokuroria e Prishtinës ngre aktakuzë ndaj katër shtetasve të huaj për lëshim të çeqeve të rreme 27 vjeçari nga Kosova po kërkohej nga autoritetet Gjermane, kapet nga Policia shqiptare në Morinë Uran Ismaili prezanton planin për rrugë më të sigurta në Prishtinë dhe për 200 oficerë të sigurisë në shkolla e lagje Bajraktari: Gjasat janë reale që Kushtetuesja të thotë se zgjedhja e nënkryetarëve nga pakicat ishte jo kushtetuese
Hoti: Shteti s’arriti t’ia ofrojë mbrojtjen e nevojshme Policisë, atyre iu mungojnë…