Historike! Afrika e Jugut mund Korenë dhe avancon për herë të parë në fazën me eliminim…

Historike! Afrika e Jugut mund Korenë dhe avancon për herë të parë në fazën me eliminim…

Pikat kryesore

  • Afrika e Jugut ka siguruar për herë të parë në histori një vend në fazën me eliminim direkt të Kupës së Botës, pasi mposhti Korenë e Jugut me rezultatin minimal 1-0 në ndeshjen vendimtare të Grupit A.
  • Heroi i takimit ishte Thapelo Maseko, i cili realizoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 63-të pas një asistimi të saktë nga Tshepang Moremi.
  • Falë kësaj fitoreje, Afrika e Jugut e mbylli grupin në vendin e dytë, pas Meksikës, që fitoi të tre ndeshjet e saj.

Afrika e Jugut ka siguruar për herë të parë në histori një vend në fazën me eliminim direkt të Kupës së Botës, pasi mposhti Korenë e Jugut me rezultatin minimal 1-0 në ndeshjen vendimtare të Grupit A. Heroi i takimit ishte Thapelo Maseko, i cili realizoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 63-të pas një asistimi të saktë nga Tshepang Moremi. Falë kësaj fitoreje, Afrika e Jugut e mbylli grupin në vendin e dytë, pas Meksikës, që fitoi të tre ndeshjet e saj. Në fazën e 1/16-ve, afrikano-jugorët do të përballen me Kanadanë, skuadrën e renditur e dyta në Grupin B, në një ndeshje që do të zhvillohet të dielën në Inglewood të Kalifornisë. Rruga e Afrikës së Jugut drejt kualifikimit nuk ishte e lehtë. Ekipi e nisi Kupën e Botës me humbjen 2-0 ndaj Meksikës, përpara se të siguronte një barazim 1-1 ndaj Çekisë falë një goli të vonë. Në ndeshjen e fundit, fitorja ndaj Koresë së Jugut ishte rezultati i vetëm që garantonte kalimin më tej. Përfaqësuesja e njohur si “Bafana Bafana” kishte dështuar të kalonte fazën e grupeve në edicionet e viteve 1998, 2002 dhe 2010, kur ishte vend organizator. Afrikë e Jugut 1-0 Kore e Jugut Goli i Masekos ( Video )

Lini një Përgjigje