Hienat e kanë kapur protestën”, eksperti: Review-t negative për bizneset, veprim i…

Hienat e kanë kapur protestën”, eksperti: Review-t negative për bizneset, veprim i…

Pikat kryesore

  • Eksperti i Ekonomisë Ergis Sefa, ishte i ftuar në studion e emisionit “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj mbrëmjen e kësaj të enjteje.
  • I pyetur për protestën e qytetarëve në muajin e dytë, Sefa u shpreh se duket sikur ajo po shuhet dhe se persona jo të duhur po tentojnë ta marrin drejtimin e saj.
  • Sefa : Mua më vjen keq që gjithë ajo energji dhe gjithë ai vullnet popullor që u shpreh në muajt e parë më duket sikur po shuhet dhe sikur hijenat po tentojnë ta çojnë në drejtimin e tyre.

Eksperti i Ekonomisë Ergis Sefa, ishte i ftuar në studion e emisionit “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj mbrëmjen e kësaj të enjteje. I pyetur për protestën e qytetarëve në muajin e dytë, Sefa u shpreh se duket sikur ajo po shuhet dhe se persona jo të duhur po tentojnë ta marrin drejtimin e saj. Borakaj : Si e shikoni protestën në muajin e dytë? Sefa : Mua më vjen keq që gjithë ajo energji dhe gjithë ai vullnet popullor që u shpreh në muajt e parë më duket sikur po shuhet dhe sikur hijenat po tentojnë ta çojnë në drejtimin e tyre. Unë personalisht e gjej gjithnjë e më pak veten sepse shoh që kanë një serë kërkesash dhe idesh që për mua dalin përtej asaj për të cilën unë u ngrita në protestë. Unë u ngrita për transparencën, për miradministrimin e pronës publike dhe mirëqeverisjen e vendit në përgjithësi. Por kur shoh disa orientime që mua më habisin, që në momentin kur u bë tentative për të bllokuar aeroportin e Rinasit, për mua në aspektin ekonomik ishte një dëm ndaj vendit, që do ta vuajmë të gjithë ne. Sepse po bllokove një venë, i gjithë trupi paralizohet. Borakaj : Po review-t negative ndaj bizneseve? Sefa : Edhe kjo është pika e dytë që mua mu duk absurd. Nëse ti nuk je dakord me qëndrimin e pronarit të biznesit, mund të mos blesh produketet e atij biznesit, je i lire. Por që qëllimisht të kesh një tentetativë të demit ndaj një biznesi, mua mu duk jo vetëm e tepërt por dëm ndaj gjithë ekonomisë.

Lini një Përgjigje