Pikat kryesore
- Pikërisht kjo veprimtari afariste, sipas burimeve, është vënë në fokus të drejtpërdrejtë të hetimit, për shkak të dyshimeve se struktura e kompanisë dhe dokumentacioni afarist janë përdorur në mënyrë të kundërligjshme.
- Gjatë bastisjeve janë sekuestruar: dokumente financiare dhe afariste, kontrata dhe dosje kontabël, pajisje elektronike dhe të dhëna të tjera që pritet të analizohen nga hetuesit.
- Burimet theksojnë se rasti është ende në fazë aktive, ndërsa nuk përjashtohet: zgjerimi i hetimit, përfshirja e subjekteve dhe personave të tjerë, si dhe masa shtesë procedurale në ditët në vijim.
Hetimi i madh penal që ditë më parë u fillua në lidhje me Byronë Kosovare të Sigurimeve (BKS) rezulton të jetë i njëjti rast penal ku tashmë në qendër është vënë edhe personi juridik “Reforma SH.P.K.”, një kompani e njohur që vepron në sektorin e shitblerjes së veturave, servisimit dhe riparimeve pas aksidenteve. Sipas dokumenteve gjyqësore që ka parë Sinjali dhe burimeve të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin, Gjykata Themelore në Prizren, me kërkesë të Prokurorisë, ka autorizuar bastisje dhe kontrolle të gjera në kuadër të një hetimi për keqpërdorim të besimit, keqpërdorim të autorizimeve ekonomike dhe falsifikim dokumentesh, në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi. “Reforma SH.P.K.” njihet publikisht si: biznes që merret me shitblerjen e veturave, shitës dhe servis i autorizuar për brendet Volkswagen (VW) dhe Audi, kompani që kryen riparime profesionale të veturave pas aksidenteve, por edhe shërbime të tjera teknike dhe mekanike. Pikërisht kjo veprimtari afariste, sipas burimeve, është vënë në fokus të drejtpërdrejtë të hetimit, për shkak të dyshimeve se struktura e kompanisë dhe dokumentacioni afarist janë përdorur në mënyrë të kundërligjshme. Burimet konfirmojnë se: hetimi ndaj BKS-së dhe ai ndaj “Reforma SH.P.K.” janë pjesë e së njëjtës lëndë penale, ekzistojnë dyshime për ndërlidhje financiare dhe dokumentare mes palëve, “Reforma SH.P.K.” dyshohet se ka pasur rol funksional në realizimin e veprimeve të dyshuara penale, përmes kontratave, faturave, transaksioneve dhe dokumentacionit kontabël. Hetimi po zhvillohet mbi dyshime për: keqpërdorim të besimit dhe autorizimeve ekonomike, falsifikim dhe përdorim të dokumenteve, bashkëkryerje në vazhdimësi, përgjegjësi penale të personit juridik, përveç asaj individuale. Gjatë bastisjeve janë sekuestruar: dokumente financiare dhe afariste, kontrata dhe dosje kontabël, pajisje elektronike dhe të dhëna të tjera që pritet të analizohen nga hetuesit. Me urdhër të gjykatës, bastisjet janë kryer nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, me qëllim: zbardhjen e rrjedhës së parasë, verifikimin e vendimmarrjes brenda “Reforma SH.P.K.”, dhe ndriçimin e raporteve të saj me BKS-në. Burimet theksojnë se rasti është ende në fazë aktive, ndërsa nuk përjashtohet: zgjerimi i hetimit, përfshirja e subjekteve dhe personave të tjerë, si dhe masa shtesë procedurale në ditët në vijim. Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Studentët e UNI-UNI – Universum International College Powered by Arizona State University arritën sukses të jashtëzakonshëm duke Nëse Düsseldorfi është destinacioni juaj, PrishtinaTicket ju ofron fluturime direkte nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës çdo ditë, 01/08/2026 15:14 Cakolli: Bie në sy mungesa e mbledhjeve të KQZ-së, do të duhej të kishte diskutime më të detajuara 01/08/2026 15:11 28 ditë mungoi pa arsye, Trepça suspendon punëtorin 01/08/2026 15:10 Pjesë e hetimit për skandalin e BKS-së edhe pronari i “Reforma SH.P.K.”, Azem Rusinovci