Hetime për 12 tendera/ Drejtoresha e AKSH-it Mirlinda Karçanaj del nga SPAK pas 3 orësh,…

Hetime për 12 tendera/ Drejtoresha e AKSH-it Mirlinda Karçanaj del nga SPAK pas 3 orësh,…

Pikat kryesore

  • Pas më shumë se tre orësh qëndrimi në ambientet e SPAK, Karçanaj doli pa dhënë asnjë koment për mediat, duke shmangur pyetjet e gazetarëve.
  • SPAK po heton 12 procedura tenderuese që dyshohet se janë paracaktuar, me vlera të larta që lidhen kryesisht me mirëmbajtjen e serverave të institucioneve të rëndësishme shtetërore.
  • Hetimet kanë zbuluar se kriteret e tenderave dyshohet të jenë diktuar nga kompanitë pjesëmarrëse, duke krijuar terren për fitime të garantuara me miliona euro.

Hetime për 12 tendera/ Drejtoresha e AKSH-it Mirlinda Karçanaj del nga SPAK pas 3 orësh, “kyç gojën” para mediave Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj, u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme në kuadër të hetimeve për dyshime mbi abuzime me tenderat e zhvilluar nga institucioni që ajo drejton. Pas më shumë se tre orësh qëndrimi në ambientet e SPAK, Karçanaj doli pa dhënë asnjë koment për mediat, duke shmangur pyetjet e gazetarëve. SPAK po heton 12 procedura tenderuese që dyshohet se janë paracaktuar, me vlera të larta që lidhen kryesisht me mirëmbajtjen e serverave të institucioneve të rëndësishme shtetërore. Hetimet kanë zbuluar se kriteret e tenderave dyshohet të jenë diktuar nga kompanitë pjesëmarrëse, duke krijuar terren për fitime të garantuara me miliona euro. Një nga biznesmenët nën hetim është Ermal Beqiri, pronar i kompanisë “Soft & Solution”, i cili më herët është marrë në pyetje në SPAK dhe dyshohet se ka përfituar shuma të konsiderueshme nga procedurat e kontestuara. Ditët e fundit, hetuesit kanë thirrur dhe pyetur rreth 25 zyrtarë të AKSHI-t, kryesisht anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave. loading…

Lini një Përgjigje