Hetim për bashkëshortin e Spiropalit/ Salarjon Totaj kërcënoi drejtoreshën e Tatimeve

Hetim për bashkëshortin e Spiropalit/ Salarjon Totaj kërcënoi drejtoreshën e Tatimeve

Pikat kryesore

  • Bashkëshorti i ish-kryeprlamentares Elisa Spiropalit, Salarjon Totaj është vënë nën hetim nga policia pasi dyshohet për veprën penale kanosja.
  • Sipas informacioneve hetimi ka nisur pas një denoncimi nga një drejtoreshë e tatimeve e cila ka pretenduar se është kanosur nga Totaj.
  • Totaj është thirrur dhe është marrë në pyetje në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe po kryen procedurat për sqarimin e plotë të ngjarjes.

Bashkëshorti i ish-kryeprlamentares Elisa Spiropalit, Salarjon Totaj është vënë nën hetim nga policia pasi dyshohet për veprën penale kanosja. Sipas informacioneve hetimi ka nisur pas një denoncimi nga një drejtoreshë e tatimeve e cila ka pretenduar se është kanosur nga Totaj. Totaj është thirrur dhe është marrë në pyetje në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe po kryen procedurat për sqarimin e plotë të ngjarjes. Është marrë në pyetje për 2 orë e 30 minuta, denoncimi është bërë disa ditë më parë ndërkohë sipas burimeve mësohet se grupi hetimor ka prova për ngjarjen Hetimet për sqarimin e plotë të kësaj ngjarje vijojnë nga Policia e Tiranës nën drejtimin e Prokurorisë. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

Lini një Përgjigje