Hetim ndaj postave private , sekuestrohen 13 mln lekë Prokuroria e Tiranës ka ushtruar

Hetim ndaj postave private , sekuestrohen 13 mln lekë Prokuroria e Tiranës ka ushtruar

Pikat kryesore

  • Prokuroria e Tiranës ka ushtruar kontrolle në disa subjekte që ofrojnë shërbime postare në kryeqytet.
  • Sipas asaj që njofton prokuroria, deri më tani janë sekuestruar 13 milionë lekë si dhe mallra të marra në dorëzim pa fatura tatimore.
  • Ndërkohë prokuroria thotë se po vijojnë hetimet për identifikimin e shitësve realë dhe dokumentimin e plotë të veprimtarisë së kundërligjshme.

Prokuroria e Tiranës ka ushtruar kontrolle në disa subjekte që ofrojnë shërbime postare në kryeqytet. Aksioni erdhi pas hetimeve për evazion fiskal. Sipas asaj që njofton prokuroria, deri më tani janë sekuestruar 13 milionë lekë si dhe mallra të marra në dorëzim pa fatura tatimore. “Deri më tani, nga kontrollet janë sekuestruar sasi të konsiderueshme mallrash të marra në dorëzim pa fatura tatimore, 13 milionë lekë, si dhe dokumentacion shoqërues, prova që sipas Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, tregojnë paligjshmëri në drejtim të evazionit fiskal, si dhe shuma parash që dyshohen se rrjedhin nga aktiviteti i paligjshëm”, njoftoi prokuroria. Ndërkohë prokuroria thotë se po vijojnë hetimet për identifikimin e shitësve realë dhe dokumentimin e plotë të veprimtarisë së kundërligjshme.

Lini një Përgjigje