Helmimi i 64 studentëve në Akademinë e Sigurisë, policia sekuestron në AKU dosjet e…

Helmimi i 64 studentëve në Akademinë e Sigurisë, policia sekuestron në AKU dosjet e…

Pikat kryesore

  • Zgjerohen hetimet për helmimin e 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë, ndërsa Policia e Tiranës po shqyrton edhe përgjegjësinë e institucioneve që mbikëqyrin sigurinë ushqimore.
  • Sipas burimeve, oficerët e policisë kanë sekuestruar dosjet dhe procesverbalet e çdo kontrolli të ushtruar ndaj këtij subjekti që nga muaji janar e deri në ditët e sotme.
  • Verifikimet synojnë të nxjerrin nëse këto kontrolle janë kryer në përputhje me ligjin apo nëse janë konstatuar parregullsi që mund të kenë ndikuar në helmimin e përsëritur të studentëve.

Zgjerohen hetimet për helmimin e 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë, ndërsa Policia e Tiranës po shqyrton edhe përgjegjësinë e institucioneve që mbikëqyrin sigurinë ushqimore. Në këtë kuadër, Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik ka marrë të gjithë dokumentacionin që ndodhej në Autoritetin Kombëtar të Ushqimit (AKU) për inspektimet e zhvilluara ndaj kompanisë private SORI-Al, e cila kishte furnizuar me ushqim Akademinë e Sigurisë. Sipas burimeve, oficerët e policisë kanë sekuestruar dosjet dhe procesverbalet e çdo kontrolli të ushtruar ndaj këtij subjekti që nga muaji janar e deri në ditët e sotme. Verifikimet synojnë të nxjerrin nëse këto kontrolle janë kryer në përputhje me ligjin apo nëse janë konstatuar parregullsi që mund të kenë ndikuar në helmimin e përsëritur të studentëve. Ndërkohë, grupi hetimor pret rezultatet e analizave laboratorike, të cilat pritet të saktësojnë arsyen e helmimit të 64 studentëve. Ata përfunduan në spital pasi shfaqën simptoma të rënda, si dhimbje barku, të vjella, temperaturë dhe probleme të tjera shëndetësore. Në varësi të asaj që do të dalë nga analizat dhe provat që do të administrohen, mbetet e hapur mundësia që Prokuroria të lëshojë urdhër-arreste për personat që do të rezultojnë përgjegjës për këtë ngjarje.

Lini një Përgjigje