Helmimi i 56 studentëve, PD publikon dokumentet: Si iu dha “Sori-AL” tenderi 2.8 mln euro…

Helmimi i 56 studentëve, PD publikon dokumentet: Si iu dha “Sori-AL” tenderi 2.8 mln euro…

Pikat kryesore

  • Partia Demokratike ka reaguar lidhur me helmimin e 56 studentët e të Akademisë së Sigurisë.
  • Në një deklaratë për mediat zëdhënësja e antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli theksoi se studentët u helmuar pasi dyshohet se konsumuan ushqim të kontaminuar, ndërsa akuzon qeverinë për korrupsion.
  • Tenderi është zhvilluar në vitin 2025 për një periudhë 3-vjeçare.

Partia Demokratike ka reaguar lidhur me helmimin e 56 studentët e të Akademisë së Sigurisë. Në një deklaratë për mediat zëdhënësja e antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli theksoi se studentët u helmuar pasi dyshohet se konsumuan ushqim të kontaminuar, ndërsa akuzon qeverinë për korrupsion. Tenderi është zhvilluar në vitin 2025 për një periudhë 3-vjeçare. PD kërkon hetim të plotë lidhur me këtë çështje. Gjithashtu bën thirrje që qytetarët të bashkohen në protestën e sotme të paralajmëruar në orën 19:00, kundër padrejtësive ndaj tyre. Këtë të mërkurë, rreth 56 studentë të Akademisë së Policisë përfunduan në urgjencën e QSUT me simptoma helmimi, pasi dyshohet se konsumuan ushqim të kontaminuar në ambientet e Akademisë së Sigurisë. Komplikacionet nisën pas konsumimit të vaktit të drekës, duke vënë në rrezik shëndetin e të rinjve. Nuk është hera e parë që helmime masive ndodhin në institucione publike, ku viktima bëhen studentë, fëmijë dhe qytetarë të pafajshëm. Sa herë duhet të përsëriten këto skandale që shteti të mbajë përgjegjësi? Shkaku i vërtetë i këtij helmimi nuk është vetëm ushqimi i kontaminuar. Shkaku është vetë shteti. Janë ministrat, drejtorët dhe zyrtarët që kanë kthyer tenderat publikë në mekanizëm grabitjeje dhe pasurimi personal. Nga viti 2019 e në vijim, kontratat për shërbimin e gatimit nuk lidhen më me afat njëvjeçar, por trevjeçar, ndërkohë që kushtet bazë pothuajse nuk ndryshojnë. Ajo që ndryshon është vetëm vlera, e cila vetëm rritet dhe sigurisht paguhet nga taksat e shqiptarëve. Në vitin 2019, Agjencia e Blerjeve të Përqendruara pranë Ministrisë së Brendshme prokuroi shërbimin e gatimit dhe shpërndarjes së ushqimit për Akademinë e Sigurisë me rreth 47 mijë euro në muaj, ose 1.7 milion euro për tre vite. Pyetja që shtrohet sot është e thjeshtë: ku shkuan milionat shtesë të shqiptarëve? Kush përfitoi nga fryrja me gati 70% e këtyre kontratave? A po përdoren këto tendera si skema korruptive për të mbushur xhepat e ministrave dhe drejtorëve të Edi Ramës, ndërkohë që studentëve u jepet ushqim që i çon në spital? Partia Demokratike kërkon hetim të plotë dhe transparent për këtë skandal, si dhe mbajtjen e përgjegjësisë penale dhe administrative për çdo zyrtar të përfshirë në këto prokurime abuzive që rrezikojnë jetën dhe shëndetin e qytetarëve. Sot nuk kemi thjesht një helmim masiv. Sot kemi një shtet të kalbur nga korrupsioni, ku fondet publike vidhen, ndërsa qytetarëve u kthehet pasiguri, varfëri dhe rrezik për jetën. Ndaj, ftojmë të gjithë qytetarët sot në orën 19:00 përpara Kryeministrisë, për të protestuar kundër këtij regjimi që po vjedh, po shtyp, po varfëron dhe tashmë po rrezikon edhe jetën e shqiptarëve.

Lini një Përgjigje