Hasani: Opozita u ndëshkua, duhet të marrë mësim nga rezultati i zgjedhjeve

Hasani: Opozita u ndëshkua, duhet të marrë mësim nga rezultati i zgjedhjeve

Pikat kryesore

  • Avokati Nasuf Hasani vlerëson se sipas rezultateve të bëra publike nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka arsye e as nevojë që të përsëritet saga e kaluar rreth konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë.
  • Hasani, në “FIVE” në Dukagjin, u shpreh se sipas rezultateve të zgjedhjeve, opozita u ndëshkua për jokonstruktivitet dhe për këtë duhet të marrë mësim.
  • Hasani, mes tjerash, u shpreh se funksionimi i shtetit është obligim edhe i opozitës njësoj si i pozitës.

Avokati Nasuf Hasani vlerëson se sipas rezultateve të bëra publike nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka arsye e as nevojë që të përsëritet saga e kaluar rreth konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë. Hasani, në “FIVE” në Dukagjin, u shpreh se sipas rezultateve të zgjedhjeve, opozita u ndëshkua për jokonstruktivitet dhe për këtë duhet të marrë mësim. “Sipas rezultatit të bërë publik edhe nga KQZ-ja, mendoj që nuk ka nevojë që të përsëritet saga e kaluar përkundër të kishte konstruktivitet nga kryetari i Vetëvendosjes e të tjerët silleshin sikur të kishin një bombë atomike në dorë. Opozita në përgjithësi nuk kishte koordinim të të bërit opozitë ndërsa tani pa kurrfarë problemi do të formohet qeveria deri në zgjedhjen e presidentit – duke pasur parasysh se në të kaluarën dhe jokonstruktivitetin e opozitës pasi deputetët kanë të drejtë të votojnë ose jo qeverinë por me këtë rezultat u pa që u ndëshkuan ata që nuk patën konstruktivitet”, u shpreh Hasani. Hasani, mes tjerash, u shpreh se funksionimi i shtetit është obligim edhe i opozitës njësoj si i pozitës. Besoj që nga ky rezultat i zgjedhjeve kanë marrë mësim dhe do të kenë më shumë konstruktivitet rreth caktimit të një personi në krye të shtetit sepse tek e fundit këtë mision e kanë njësoj si pozita si opozita”, u shpreh ai. 01/09/2026 18:24 Hasani: Opozita u ndëshkua, duhet të marrë mësim nga rezultati i zgjedhjeve 01/09/2026 18:15 Comodita Home: Të hënën rifillon prodhimi- Dëmet janë të konsiderueshme, por kemi përgjegjësi ndaj të punësuarve dhe bashkëpunëtorëve

Lini një Përgjigje