Hapi i madh i karrierës, ylli i Shqipërisë U21 që doli nga Superiorja kërkohet në…

Hapi i madh i karrierës, ylli i Shqipërisë U21 që doli nga Superiorja kërkohet në…

Pikat kryesore

  • Hapi i madh i karrierës, ylli i Shqipërisë U21 që doli nga Superiorja kërkohet në kampionatin francez Merkatoja e janarit mund të sigurojë një transferim të bujshëm për sulmuesin e përfaqësueses Shpresa, Ermir Rashica.
  • Futbollisti, i cili është pjesë e skuadrës së Metalist 1925 në kampionatin ukrainas, tanimë mund të jetë pranë hapit të madh në karrierë.
  • Djaloshi i larguar nga Skënderbeu një vit më parë, ka shkëlqyer në këtë periudhë kohe te skuadra ukrainase dhe me golat e asistet e tij e ka ndihmuar jo vetëm të ngjitet në elitë, por edhe të kthehet në faktor atje.

Hapi i madh i karrierës, ylli i Shqipërisë U21 që doli nga Superiorja kërkohet në kampionatin francez Merkatoja e janarit mund të sigurojë një transferim të bujshëm për sulmuesin e përfaqësueses Shpresa, Ermir Rashica. Futbollisti, i cili është pjesë e skuadrës së Metalist 1925 në kampionatin ukrainas, tanimë mund të jetë pranë hapit të madh në karrierë. Djaloshi i larguar nga Skënderbeu një vit më parë, ka shkëlqyer në këtë periudhë kohe te skuadra ukrainase dhe me golat e asistet e tij e ka ndihmuar jo vetëm të ngjitet në elitë, por edhe të kthehet në faktor atje. Këto paraqitje, si dhe ato me Shqipërinë U21 ku ai është padyshim një nga yjet e ekipit, kanë bërë që një klub francez të vihet në ndjekje të tij. Sipas informacioneve në Ukrainë, Rashica është kthyer në dëshirën e merkatos të një klubi të elitës në Francë, që e ka monitoruar rregullisht. Megjithatë, nuk bëhet e ditur ende se cila është kjo skuadër dhe në cilën pikë janë negociatat mes palëve. Ndaj mbetet të shihet në vijim se si do të rrjedhin ngjarjet. loading…

Lini një Përgjigje