Hamiti: Me votat që i mori, Albin Kurti ia doli ta bllokojë funksionimin kushtetues të institucioneve

Muhamet Hamiti i LDK’së ka thënë se në zgjedhjet e 9 shkurtit Kurti kërkonte 500 mijë vota mirëpo nuk kishte ofruar program.

“M’i jepni 500 mijë vota, thoshte Albin Kurti, pa ofruar program.

As 7 muaj mbas zgjedhjeve nacionale të shkurtit kurrë program s’ka përmendur.

Nuk e kam premtuar, do të mund të thoshte.

Punë dhe drejtësi ka pasë premtuar më 2021.

Bëri punësime nepotiste dhe partiake, bëri korrupsion masiv qeveritar, i shkeli pamëshirshëm Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

E bëri të kundërtën e asaj që e kishte premtuar, siç i ka hije demagogut populist.” Ai ka shtuar se me votat që i mori në zgjedhje, Kurti ia doli ta bllokojë funksionimin kushtetues të institucioneve.

“Me votat që i mori sivjet, Albin Kurti ia doli ta bllokojë funksionimin kushtetues të institucioneve: nuk ka Kuvend të konstituuar, nuk ka Qeveri me mandat të plotë.

Po sundon lideri i VV-së në kundërshtim me normat demokratike, me Kushtetutën e Kosovës, të cilën e shkel për qejfi.” Hamiti ka thënë se Kurti dhe VV po e rrezikojnë rendin demokratik dhe kushtetues të Kosovës.

“Ndërkohë, sejmenët e tij partiakë dhe medialë, sikur edhe Kurti vetë, vazhdojnë t’i fajësojnë qeveritë e mëhershme për dështimet e tij.

As sanksionet e BE-së që ia solli Kurti Kosovës nuk u bëjnë përshtypje.

As Marrëveshja e Brukselit për vetëmenaxhimin e serbëve në Kosovë që e pranoi Kurti.

Albin Kurti me VV-në e tij, por edhe partnerët që janë rreshtuar me ta, po e rrezikojnë rendin demokratik dhe kushtetues të Kosovës.

Lini një Përgjigje