Pikat kryesore
- Lidhur me këtë, ka folur ish-nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Halit.
- Ai ka deklaruar se propozimi për Glauk Konjufcën si mandatar është thjesht një formalitet dhe nuk duhet të marrë mbështetje.
- “Glaukun e kanë qitë sa për me kaluar radhën se e kanë ditë që s’ka me u zgjedhë.
string(95) “haliti-si-individ-e-vleresoj-glauk-konjufcen-si-politikan-nuk-duhet-te-votohet-per-kryeminister” Haliti: Si individ e vlerësoj Glauk Konjufcën, si politikan nuk duhet të votohet për Kryeministër Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti të martën ka mandatuar si kandidat për kryeministër të Kosovës, Glauk Konjufcën. Lidhur me këtë, ka folur ish-nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Halit. Ai ka deklaruar se propozimi për Glauk Konjufcën si mandatar është thjesht një formalitet dhe nuk duhet të marrë mbështetje. “Glaukun e kanë qitë sa për me kaluar radhën se e kanë ditë që s’ka me u zgjedhë. Partitë politike dhanë qëndrime të tyre dhe s’ka LVV asnjë marrëveshje. Shpresojmë që për shkak të emrit të tij t’i mbushet menja dikujt por kjo është vetëm radha e votimit që sipas Kushtetutës duhet të kaloj që të zgjedhjet e reja”, u shpreh ai. Haliti ka shtuar se Konjufca nuk ka ndonjë ndryshim nga Kurti pasi vijnë nga e njëjta parti dhe e përfaqësojnë atë. Sipas tij, ky mandatar i propozuar nuk duhet të votohet. “Është njësoj si Albini si Glauku nuk shkon kështu kënd ta begenisin si individ sepse kryeministri zbaton politikat e partisë së vetë. Si njeri e vlerësoj, por si politikan me e udhëheq vendin në emër të LVV nuk duhet ta votojnë se ky qëndrim është edhe i PDK dhe nuk duhet të ndodhë”, ka thwnw Haliti për “Front Online”. Sot, FiveStar Fitness ngjitet në skenën e CineStar për një mbrëmje që premton emocion, motivim dhe shumë dhurata për… Më e gjata në histori, mbyllja e qeverisë amerikane thyen rekord Padia për tregun e lirë të energjisë elektrike, nis seanca në Supreme Haliti: Si individ e vlerësoj Glauk Konjufcën, si politikan nuk duhet të votohet për Kryeministër Në tetor u raportuan 141 aksidente në rajonin e Ferizajt, u shqiptuan mbi 6 mijë gjoba Kosova ndalon importin e shpezëve dhe produkteve të tyre nga disa zona të Hungarisë Raporti i KE’së thekson se PSRK’ja dhe Gjykata e Apelit kanë probleme me ndarjen e lëndëve në mënyrë rastësore