Hagë Policia shpall PK’merr pjesë në Konventën e Shefave të Policive në Europol në Hagë

Hagë Policia shpall PK’merr pjesë në Konventën e Shefave të Policive në Europol në Hagë

string(69) "pkja-merr-pjese-ne-konventen-e-shefave-te-policive-ne-europol-ne-hage" PK’ja merr pjesë në Konventën e Shefave të Policive në Europol në Hagë Policia e Kosovës, ka njoftuar se një delegacion i lartë i PK-së, kanë marrë pjesë në Konventën Vjetore të Shefave të Policive, e cila u mbajt në selinë e Europol-it në Hagë, më 23 dhe 24 shtator 2025. Në njoftim shtohet edhe se konventa e organizuar nga Europol-i dhe Presidenca Daneze e Bashkimit Evropian, ka mbledhur përfaqësues nga të gjitha vendet anëtare dhe partnere për të diskutuar sfidat e reja të sigurisë dhe mënyrat e forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër krimit të organizuar. ‘‘Në qendër të diskutimeve ishin temat që lidhen kryesisht me: krimin e organizuar ndërkombëtar,luftën kundër trafikimit të narkotikëve,pastrimin e parave,keqpërdorimin e shërbimeve financiare digjitale,si dhe format e reja të krimit financiar’’, thuhet në njoftim. Delegacioni i Policisë së Kosovës po merr pjesë në Konventën e Shefave të Policive në Europol Një delegacion i lartë i Policisë së Kosovës, i udhëhequr nga zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z.Fehmi Hoti, i shoqëruar nga drejtori i Departamentit të Hetimeve, drejtori i Drejtorisë së Bashkëpunimit Policor Ndërkombëtar dhe zyrtari ndërlidhës i Kosovës në Europol, morën pjesë në Konventën Vjetore të Shefave të Policive, e cila u mbajt në selinë e Europol-it në Hagë, më 23 dhe 24 shtator 2025. Konventa e organizuar nga Europol-i dhe Presidenca Daneze e Bashkimit Evropian, ka mbledhur përfaqësues nga të gjitha vendet anëtare dhe partnere për të diskutuar sfidat e reja të sigurisë dhe mënyrat e forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër krimit të organizuar. Në qendër të diskutimeve ishin temat që lidhen kryesisht me: krimin e organizuar ndërkombëtar,luftën kundër trafikimit të narkotikëve,pastrimin e parave,keqpërdorimin e shërbimeve financiare digjitale,si dhe format e reja të krimit financiar. Gjatë punimeve të Konventës, delegacioni i Policisë së Kosovës zhvilloi një sërë takimesh bilaterale me përfaqësues të lartë të policive partnere dhe institucioneve ligjzbatuese ndërkombëtare. Në këto takime u diskutuan çështje që lidhen me sigurinë rajonale dhe globale, format inovative të bashkëpunimit policor, si dhe shkëmbimi i përvojave dhe praktikave më të mira që synojnë forcimin e profesionalizmit dhe kapaciteteve të organizatave policore. Pjesëmarrja e Policisë së Kosovës në këtë konventë është një dëshmi e qartë e angazhimit të saj për të avancuar bashkëpunimin ndërkombëtar dhe për të përmirësuar aftësitë dhe kapacitetet për të përballuar sfidat e sigurisë që po evoluojnë në nivel global. Ushtarët turq të KFOR’it dhe Garda Skoceze kryejnë patrullime të përbashkëta, KFOR: Mbështetësin sigurinë në rajon Shkallëzim i ri? Danimarka i quan dronët “sulm hibrid” Nicolas Sarkozy u shpall fajtor për komplot kriminal në gjyqin lidhur me Libinë Policia në Greqi gjen një fetus brenda shishes së qelqit Rritja e trupave të EULEX për zgjedhje, Ramadani: Si u bë që Kosova s’qenka e aftë për t’i siguruar vetë ato ZKM e konfirmon se Kurti ka udhëtuar në SHBA, kjo është agjenda e tij

Lini një Përgjigje