Pikat kryesore
- Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda, ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se po vepron në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi.
- Gruda tha në “Debat Plus” se mandati i qeverisë aktuale ka përfunduar dhe ajo tashmë është vetëm “në detyrë”, prandaj nuk ka të drejtë të ndërmarrë veprime ligjvënëse apo të procedojë dokumente në Kuvend.
- Sipas tij, një qeveri në detyrë nuk ka kompetenca për të proceduar ligje, dokumente apo për të pasur ndonjë kontakt institucional me Kuvendin aktual, pasi mandati i saj nuk buron nga ky parlament.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda, ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se po vepron në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi. Gruda tha në “Debat Plus” se mandati i qeverisë aktuale ka përfunduar dhe ajo tashmë është vetëm “në detyrë”, prandaj nuk ka të drejtë të ndërmarrë veprime ligjvënëse apo të procedojë dokumente në Kuvend. Sipas tij, një qeveri në detyrë nuk ka kompetenca për të proceduar ligje, dokumente apo për të pasur ndonjë kontakt institucional me Kuvendin aktual, pasi mandati i saj nuk buron nga ky parlament. “Kushtetuta dhe ligjet më nuk llogaritën fare në veprimet e qeverisë së Kosovës. Qeveria jonë nuk është qeveri në dorëheqje, siç po thotë ministri i Financave. Qeveria jonë është qeveri në detyrë që ka mbaru mandati. Qeveria në detyrë nuk ka drejtë të procedojë ligje në Kuvend të Kosovës. As dokumente tjera, as të ketë asnjë kontakt me Kuvendin aktual të Kosovës. Ai paralajmëroi se qeveria në detyrë mund të ndërmarrë veprime të tilla antikushtetuese dhe antiligjore për qëllimin e vetëm të kapitalizimit politik, por ripërsëriti se kjo do të përbënte shkelje. “Ka mundësi që këta e bëjnë këtë, e dorëzojnë, premtojnë diçka në atë buxhet me i joshë njerëzit për vota dhe thonë qe opozita s’e votoj por unë po të them sot që s’ka asnjë kuptim. BKT Kosova, në bashkëpunim me Dhomën e Ekonomike të Grave të Kosovës – G7, organizuan forumin “Ndërtimi Studentët e 𝐌𝐚𝐬𝐭𝐞𝐫 në UNI – Universum International College kanë mundësinë unike të ndjekin një program ndërkombëtar 10/29/2025 23:23 Gruda sqaron pse qeveria në detyrë nuk ka mandat për të proceduar ligje në Kuvend 10/29/2025 22:48 Arabia Saudite mirëpret njohjen e Kosovës ndaj Sirisë 10/29/2025 22:44 Jehona Lushaku: Lumir Abdixhiku është kandidati më meritor i LDK-së për kryeministër