Pikat kryesore
- Një dyqan bulmeti është grabitur gjatë orëve të natës në qytetin e Pogradecit, në zonën pranë rrugës së spitalit.
- Sipas informacioneve paraprake, persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në ambientet e njësisë së shërbimit dhe kanë marrë një shumë prej rreth 2 milionë lekësh.
- Burime bëjnë me dije se kjo është vjedhja e dytë brenda pesë muajsh për të njëjtin biznes.
Një dyqan bulmeti është grabitur gjatë orëve të natës në qytetin e Pogradecit, në zonën pranë rrugës së spitalit. Sipas informacioneve paraprake, persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në ambientet e njësisë së shërbimit dhe kanë marrë një shumë prej rreth 2 milionë lekësh. Burime bëjnë me dije se kjo është vjedhja e dytë brenda pesë muajsh për të njëjtin biznes. Aktualisht, policia e Pogradecit po sekuestron pamjet filmike të kamerave të sigurisë nga bizneset pranë vendit të ngjarjes, ndërsa ekspertët kriminalistikë po punojnë për mbledhjen e gjurmëve të gishtërinjve në brendësi të dyqanit. Në të njëjtën rrugë, vetëm pak muaj më parë, u grabit edhe një argjendari, ngjarje për të cilën policia arrestoi dy persona. Hetimet për zbardhjen e plotë të vjedhjes së fundit vijojnë.