Gonzato viziton godinën e re të GJKKO: 80% e kostove financuar nga asetet e konfiskuara

Gonzato viziton godinën e re të GJKKO: 80% e kostove financuar nga asetet e konfiskuara

Pikat kryesore

  • Gonzato vlerësoi përdorimin e aseteve të konfiskuara për rikonstruksionin e godinës, ndërsa theksoi nevojën për forcimin e besimit të publikut te drejtësia dhe në ruajtjen e standardëve të larta në vendimmarrje.
  • “Vizituam godinën e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila është financuar nga BE dhe së fundmi është rikonstruktuar për të përmbushur standardet më të larta të BE-së.
  • Ne mirëpresim faktin që 80% e kostos së rikonstruksionit u financua përmes ripërdorimit të aseteve të konfiskuara.

Ambasadori i BE-së Silvio Gonzato vizitoi godinën e rikonstruktuar të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke theksuar rëndësinë e përmirësimit të standardeve të infrastrukturës gjyqësore për të garantuar siguri, transparencë dhe akses në drejtësi. Gonzato vlerësoi përdorimin e aseteve të konfiskuara për rikonstruksionin e godinës, ndërsa theksoi nevojën për forcimin e besimit të publikut te drejtësia dhe në ruajtjen e standardëve të larta në vendimmarrje. “Vizituam godinën e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila është financuar nga BE dhe së fundmi është rikonstruktuar për të përmbushur standardet më të larta të BE-së. Ne mirëpresim faktin që 80% e kostos së rikonstruksionit u financua përmes ripërdorimit të aseteve të konfiskuara. Gjatë vizitës, Kryetari në detyrë i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, gjyqtari Erion Bani, dhe Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, diskutuan rolin e Gjykatës në forcimin e besimit të publikut te sistemi i drejtësisë dhe në ruajtjen e standardeve të larta në vendimmarrje. Ambasadori i BE-së theksoi gjithashtu se përmirësimi i standardeve të infrastrukturës gjyqësore duhet të mbetet prioritet në të gjithë Shqipërinë, për të garantuar siguri, transparencë dhe akses në drejtësi”, shkruan Gonzato . Ambientet e reja të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), të inauguruara ditën e hënë, janë realizuar falë një mbështetjeje financiare të dhënë nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK), në kuadër të përdorimit të të ardhurave nga asetet e sekuestruara e konfiskuara për forcimin e institucioneve të drejtësisë dhe luftës kundër krimit të organizuar. Kështu, AAPSK ka financuar projektin për rikonstruksionin e sallave të gjykimit dhe ambienteve të brendshme të GJKKO-së me një fond total prej rreth 72 milionë lekë. Financimi përfshin rikonstruksionin e katër sallave të gjykimit, ambienteve të përbashkëta, si edhe investime për sigurinë dhe infrastrukturën e institucionit.

Lini një Përgjigje